Ylli i muzikës pop me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka shkaktuar një reaksion në rrjetet sociale, pasi publikoi në twitter flamurin e famshëm që Ballist Morina ngriti me dron në stadiumit e Beogradit, gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë.“Autokton- epitet (për banorët e një vendi) vendas dhe jo të ardhur nga emigrimi apo kolonitë”, shkroi ajo.

Flamuri pasoi postimin e linkut të një peticioni online nga ana e saj, i cili kërkonte që Apple Maps të tregonte kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, pasi vija ndarëse që shenjon kufirin mes dy vendeve në hartën e ‘Apple’ është e ndryshme nga ajo e kufijve të tjerë, gjë që të lë ta mendosh Kosovën si pjesë të territorit serb.Vendosja e këngëtares me origjinë shqiptare në qendër të polemikave më karakter nacionalisto- politik ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC, që ka shkruar për të.
Rita Ora – një tjetër yll i pop-it britanik që lindi në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë në vitin 1990 – gjithashtu është shprehur në mbështetje që Kosova të shfaqet në Apple Maps, dhe në mbështetje të Dua Lipës.
Dua Lipa sqaron :

“Sa herë postoj për Kosovën, profili im cmendet, edhe nëse është për dicka të gëzueshme sikur ushqimi apo muzika, dhe unë bie ndesh me një rezistencë të fortë të idesë për një kulturë autentike kosovare”
“Ne të gjithë meritojmë që të jemi krenar për etninë tonë dhe prej nga vijmë. Unë thjesht dua që vendi im të jetë prezent në hartë dhe që të jem në gjendje të flas me krenari dhe gëzim për rrënjët e mija shqiptare dhe vendin ëmë. Unë inkurajoj të gjithë që të përqafojnë prejardhjen e tyre dhe të dëgjojnë e të mësojnë nga njëri tjetri.
Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë”, ka përfunduar Dua Lipa që gjatë javës u bë artistja e parë në botë që ka 3 këngë me mbi 1 miliardë klikime në Spotify.
