Pa Austrinë, Shqipëria mund të mos ekzistonte! Çfarë zbulon Elena Kocaqi…

Historiania Elena Kocaqi rikthen në vëmendje rolin e Fuqive të Mëdha në krijimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptar.

Sipas saj, Austria-Hungaria luajti një rol vendimtar në mbështetjen e pavarësisë së Shqipërisë, në një kohë kur interesa të ndryshme gjeopolitike synonin ndarjen e territoreve shqiptare në favor të shteteve fqinje.

Kocaqi thekson se rivaliteti mes Rusisë dhe Austro-Hungarisë në prag të Luftës së Parë Botërore lidhej edhe me çështjen shqiptare dhe ekuilibrat e fuqive në Ballkan.

Ajo bën gjithashtu një paralele me zhvillimet e sotme, duke argumentuar se rolin që dikur luante Austria në mbështetjen e shtetit shqiptar, sot në rajon e luajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sa qëndrojnë këto interpretime historike? Cili ishte realisht roli i Fuqive të Mëdha në krijimin e Shqipërisë?

Një debat historik që vazhdon të ngjallë interes edhe sot.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.