“Çdo vit na ikën një qytet sa Gjirokastra!” Tabaku ngre alarmin për shpopullimin dhe sulmon buxhetin 2027

Shqipëria nuk mund të vazhdojë më kështu! Është vërtet e dhimbshme të shohësh se si çdo vit mijëra të rinj, familje dhe profesionistë detyrohen të largohen nga vendi i tyre në kërkim të një jete më të mirë. Pas çdo largimi nuk qëndron thjesht një statistikë, por një familje e ndarë, një prind larg fëmijëve,

një i ri që humbet shpresën për të ardhmen në vendin ku ka lindur.

Një buxhet shteti duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, të krijojë mundësi punësimi, të mbështesë familjet, pensionistët, biznesin dhe të rinjtë, jo të mbetet vetëm në shifra dhe premtime.

Shqipëria ka nevojë për zhvillim të vërtetë, për drejtësi, transparencë dhe një ekonomi ku njerëzit të ndiejnë se puna dhe sakrifica e tyre kanë vlerë.

Është koha që shpopullimi të trajtohet si një nga plagët më të mëdha të vendit dhe jo si një fenomen që mund të kalohet me deklarata.

Ne duam një Shqipëri ku fëmijët tanë të kenë arsye të qëndrojnë, ku të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen dhe ku ata që jetojnë jashtë të kenë dëshirë dhe mundësi të kthehen. Shqipëria meriton më shumë, ndërsa qytetarët meritojnë një të ardhme me shpresë, dinjitet dhe perspektivë europiane. 🇦🇱

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.