Korça me drita festive, por pa dritë për rininë!

Nga Apostol Kosturi:

Si mundet te rinjtë të mos largohen nga nje qytet ku harxhohen 100 milion lekë per zbukurimet e vitit te ri, te cilat cdo vit jane te njëjtat ndërkohë qe neper rrugicat e lagjeve nuk ka asnjë ndriçim?
Si mund te mos largohet nje I ri nga ky qytet ku paga baze eshte 300 mije lek te vjetra dhe 2 produkte te shportes kushtojne gati sa dy dite pune? 

Ku te kërkojnë te besh ekstra te pa paguara, ku nuk e dinë se çfarë do te thotë te kesh nje dite pushim per tu çlodhur dhe ne fund duhet edhe te grindesh per te marre lekat?

Si mundet te mos largohet nje I ri nga nje qytet ku çdo ditë ikin dhjetëra miq drejt mërgimit sepse ketu vdesin per buke?

Si mundet nje I ri, te mos ike, kur rikthehet nga jashtë dhe provon te hap nje biznes per te qene pranë familjes dhe ne vendin e vet, kur ai i ri eshte I detyruar ta mbylli pas pak kohësh biznesin sepse taksat ne rritje jane si nje thikë ne gryke dhe je i detyruar te punosh per shtetin dhe jo per copën e bukës nderkohe qe istitucionet e Korçës hane pine dhe vjedhin nga ato lek, madje ndertojne edhe rrisin bizneset e tyre akoma me shume? 

Si mundet te jetosh ne Korce, kur gruaja e Filos vjedh lek nga tenderat bashke me Filon dhe nuk hetohen nderkohe qe nje i ri duhet te veje ne 100 zyra per te marre nje cope te drejte qe nuk egziston? 

Si mundet te krijosh nje qytet turistik ku nuk di çfarë tju ofrosh turistëve përveç lakrorin dhe kërnackat qe promovon shteti kur investimi turistik eshte baras me zero? 

2 tabela me informacione nuk mjaftojne ne qytet per zhvillimin e turizmit. 

Si mundet, te mos ikësh nga ky vend, ku merita eshte e hajduterve, e gënjeshtarëve dhe e spiunëve dhe e lypsarëve te pushtetit, ndërkohë qe njeriu me ideal, me ndergjegjje dhe I ndershëm, vendoset ne nje qoshe, dhe lihet ne harresë, dhe nga ky i fundit, duan te nxjerrin dhjame Sikur te nxirrnin dhjame nga pleshti! 

Flluska ku jetojnë qeveritaret e Korçës dhe te vendit ne pergjithesi duhet care, sepse per ata eshte e pamundur ta shikojnë realitetin me sy, flluska ku jetojnë I pengon pamjen…korca mbahet fal korçarëve te shekullit te kaluar, kultura rruhet ende fal shekujve te kaluar, se kta te sotmit, edhe kalldremin ja vodhën këtij qyteti, dhe jo me rininë, dhe po rrënojnë nje shoqëri te tërë, jo më te pyesin per nje qytet, qe humbet cdo dite e me shume njerezit e tij, identitetin dhe rrënjët…/Korcablog.com

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.