E lumtur se është protagoniste e filmit italian, Klaudia Pepa publikon fotot gjatë xhirimeve (FOTO)

Si balerinë është një emër i konsoliduar prej vitesh tashmë, si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali. Por, sfida e radhës për Klaudian, është të tregojë aftësitë e saj në aktrim.Balerina ka njoftuar më herët se është përzgjedhur të jetë protagoniste në filmin thriller italian “Reverse” i cili tashmë ka nisur zyrtarisht xhirimet. Kjo ka qenë një nga ëndrrat më të mëdha për të, të cilën më në fund po e bën realitet.

“Më në fund ëndrra ime po realizohet dhe në fund të muajit do të realizoj filmin tim të parë. Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar. Dua t’ju falënderoj ju dhe familjen time për mbështetjen që vazhdoni të më jepni”, theksoi Klaudia në një video që ndau në rrjete sociale.

Por në një postim të bërë së fundmi në profilin e saj në “Instagram”, ajo ka zbuluar se xhirimet kanë nisur me 17 Gusht në Abruzzo.

Balerina ka ndarë me ndjekësit disa foto nga xhirimet e filmit, ku ajo shfaqet me një veshje në ngjyrë të zezë duke xhiruar me grupin e punës.

Klaudia ka publikuar disa foto, të shkëputura nga xhirimet e para, ku duket në super formë. “Ja dhe eksperienca ime e parë si aktore për filmin Reverse. Jam shumë e emocionuar dhe e lumtur për këtë rrugëtim të ri,”shkruan Klaudia krahas fotove që ka marrë shumë urime për suksesin e arritur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: