E shkuara dhe e tashmja në futbollin shqiptar! Kështu mund të etiketohet Skënderbeu dhe Tirana, me korçarët që arritën në grupet e “Europa League”, madje nën drejtimin e Dajës duke eliminuar gjigandët e Dinamo Zagrebit.Skenderbeu mbetet nje histori suksesi, pertej dufeve, mllefeve, apo cdo lloj kritizure te prodhuar ne keto vite.Prodhoi dhe serviri, ofroi dhe fali nje EPOKE te bukur ne arenen europiane.
Ndertoi, prodhoi dhe faktoi ate sistem te klubit qe kryeqytetaset, markat e renda te historise se futbollit, kane vite qe tentojne ta aktivizojne dhe pershtasin por nuk arrijne.

Pas Europianit te Frances, ishte nje entuziazem me vete ajo cka prodhoi dhe la Skenderbeu ne arshiven e saj historike. Jo vec per Korcen, por per gjithkend.
Dhe per gjithcka ndertuan dhe prodhuan ne ato vite meritojne Respekt.
Një arritje e jashtëzakonshme kjo për këtë skuadër, ndërsa aktualisht vuan dënimin e madh që e ka lënë pa Europë, duke nisur edhe shpërbërjen me largimin e lojtarëve të rëndësishëm.

Nga ana tjetër është Tirana që arriti të kualifikohej në turin e parë të “Champions League”, ndërsa në përballjen me kampionët e Serbisë, Zvezdën, tregoi se ishte shumë më lartë në lojë, megjithëse u eliminua.
Por kush e ka pasur më të vështirë rrugëtimin e tyre në Europë?
Gazetari Tami Kona në analizën e bërë për “Syri.tv” është i qartë në mendimin e tij.

“Rrugëtimi i Skënderbeut ka qenë shumë më i vështirë se i Tiranës se ka qenë me dy takime. Rasti me Dinamon e Zagrebit ishte e fundit fare, por kur e mendon që mposhte Milsamin, Karagandin.
Skënderbeu shkonte dhe fitonte jashtë në transfertë, pastaj fitonte edhe në shtëpi. Tani Tirana është më e kuotuara në kampionatin shqiptar. Pasi të largohet Muçi duhet të gjejnë një futbollist që nuk është këtu në Shqipëri për ta zëvendësuar.
Vetëm Vasil Shkurtaj mund të jetë si zëvendësues për të, por nga informacionet që kemi, nuk është e mundur”, tha Kona.
