Rreth 510 studentë do të ndjekin këtë vit studimet në Universitetin “Fan Noli” në Korçë, një shifër e ngjashme me vitet e fundit. Më të kërkuarat rezultojnë programet që lidhen me teknologjinë, ekonominë dhe shëndetësinë, ndërsa disa degë nuk kanë siguruar numrin e nevojshëm të regjistrimeve dhe nuk do të aktivizohen këtë vit.
Mes tyre janë Gjuhë-Letërsi Shqipe, Gjuhë dhe Kulturë Franceze, Gjuhë Pakicash, Ekonomi dhe Matematikë-Fizikë.
Ndërkohë, universiteti ka zgjeruar ofertën akademike me programe të reja, përfshirë Data Science, Shkenca Kompjuterike, si dhe programe të fokusuara në turizëm dhe inteligjencën artificiale. Sipas rektoratit, programet që mbeten të paaktivizuara për katër vite radhazi mund të shkojnë drejt mbylljes përfundimtare.
Durrës
Në Universitetin e Durresit 1800 studentë nisen vitin e pare, me nje rritje te lehte 6 % krahasuar me vjet. Mes tyre janë 67 studentë të huaj. Më të kërkuarat mbeten ekonomia dhe infermieria. Korpusi ka një godinë të re per fakultetin e studimeve profesionale por ende nuk ka konvikt per studentet e rretheve.
Elbasan
Rreth 1300 studentë te rinj nisën studimet e larta ne Elbasan, ku interesi eshte përqendruar te infermieria, sportet, ekonomia dhe teknologjia e informacionit. Edhe programet profesionale Teknik Mjedisi, Teknologji Laboratori dhe Mekatronikë kanë regjistrime, ndryshe nga deget e mësuesisë qe vijojnë të jenë të hapura por me fare pak studente.
Shkodër
Në Universitetin e Shkodrës, 953 u ulën në auditore për herë të parë, me rritje të lehtë 8% krahasuar me vitin e kaluar. Infermieria, Mamia, Edukimi Fizik dhe dega e re e administrim-biznesit kryesojne regjistrimet. Interesi për programet e mësuesisë mbetet i ulet njesoj si vitet e kaluara, por perjashtim ben Fizika qe kete vit ka pasur regjistime.
Vlorë
E njëjta situatë është në Vlorë, ku nuk është regjistruar asnjë student në Matematikë-Fizikë, Mësuesi dhe Gjuhë Italiane, ndaj këto degë pezullohen vetem për këtë vit akademik. Sakaq, në degët e tjera, si Juridik, Infermieri, Inxhinieritë Mekanike, etc janë regjistruar në total 950 studentë. Janë hapur 3 programe të reja, Teknik Laboratori, Dermoestetikë, Inxhinierisë Navale.
Gjirokastër
Rreth 500 studentë të rinj nisin studimet ne Universitetin e Gjirokastrës, ku dominojne Infermieria, Ekonomiku dhe programet profesionale. Ndryshe paraqitet situata në degët e mësuesisë, me vetem 20 studente te rinj ne degen e Ciklit të Ulët dhe Parashkollorit.
Sarandë
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë nisi vitin e ri akademik me 4 programe studimi. Deri në këtë fazë kryeson Administrimi i Biznesit ku janë plotësuar 70% e kuotave. Regjistrimet janë në proces ndaj nuk jepen shifra për numrin e studentëve.
