Tirana Grand Prix, makinat historike garojnë në kryeqytet(Video)

Nga e premtja deri të dielën, Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë u kthye në pikën kryesore të aktivitetit automobilistik “Tirana Grand Prix”. Në event morën pjesë 42 automjete historike dhe modele të veçanta nga Shqipëria, Italia dhe vende të tjera të rajonit. Aktiviteti përfshiu gara dhe demonstrime me makina të prodhuara deri në vitin 1980, si edhe modele “Youngtimer” të viteve 1980-1995.

Përgjatë tre ditëve, drejtuesit e automjeteve garuan në kuadër të një aktiviteti që kombinon konkurrimin me ekspozimin e makinave historike.

“Tirana Grand Prix” u zhvillua për herë të parë në vitin 2023 dhe tashmë është kthyer në një aktivitet të përvitshëm për klubet automobilistike, koleksionistët dhe sportdashësit.

Eventi u mbyll të dielën, pas tre ditësh aktivitetesh automobilistike në Sheshin “Nënë Tereza”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.