8 vite pa Gaqo Kanen, mjekun që la gjurmë në historinë e Mjekësisë Korçare

Më 5 tetor 2018 u nda nga jeta, në moshën 74-vjeçare, një prej figurave të njohura të mjekësisë korçare, neuro-psikiatri Gaqo Kane. Ai e nisi karrierën në vitin 1971 në spitalin “Teni Konomi”, ku për dekada shërbeu me përkushtim ndaj pacientëve. Për pesë vite drejtoi Spitalin e Korçës, ndërsa për një periudhë të gjatë ishte edhe shef i shërbimit të Neuro-Psikiatrisë.

Dashuria për profesionin nuk u mbyll me daljen në pension. Kane vijoi të ndihmonte pacientët dhe të ishte aktiv në fushën e mjekësisë.

Ai la pas edhe një kontribut të rëndësishëm në dokumentimin e përvojës mjekësore. Ka botuar artikuj shkencorë dhe është autor i librave “Një jetë, një eksperiencë” dhe “Udhëtim në mjekësinë korçare”, ku ka përcjellë përvojën e tij dhe kujtime nga mjekësia e qytetit.

Për pesë vite ishte edhe pedagog i Neurologjisë dhe Psikiatrisë në universitete jopublike në Korçë, duke kontribuar në formimin e brezave të rinj të mjekëve.

Tetë vite pas ndarjes së tij nga jeta, emri i Gaqo Kanes vijon të kujtohet me respekt në Korçë, si një mjek që ia kushtoi jetën profesionit, pacientëve dhe dijes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.