Fidanë kanabis dhe 65 fishekë – 4 persona në pranga, në mesin e tyre edhe kryeplaku i fshatit Voskop

Janë arrestuar në flagrancë në Korçë 4 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër.Midis të arrestuarve edhe kryeplaku i fshatit Voskop për “Shpërdorim detyre”.Polica bën të ditur se janë sekuestruar fidanë kanabisi dhe municion luftarak.

Njoftimi  i Policisë:


Sekuestrohen fidanë kanabisi dhe municion luftarak.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin antikanabis të koduar “Polena”, si rezultat i të cilit u bë kapja 

dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M. Sh., 22 vjeç; E. Sh., 20 vjeç; I. Z., 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi D. Z., 18 vjeç, banues në Voskop.Nga tërësia e hetimeve të kryera, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në vendin e quajtur “Lumi i Mullirit” mbi fshatin Polenë e Vjetër, u gjetën të kultivuara fidanë kanabis, si dhe 65 copë fishekë luftarakë të cilët dyshohet se i kanë kultivuar dhe i posedonin pa leje shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim mes tyre.

Nga kontrollet e mëtejshme konkretisht në banesën e shtetasit I. Z., u gjetën e sekeustruan disa bimë të tjera të dyshuara kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Gjatë operacionit u vu në pranga dhe shtetasi O. Sh., 47 vjeç, banues në fshatin Voskop, me detyrë kryeplak i fshatit Voskop, i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi ky shtetas kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territor dhe të njoftonte organet e policisë, në rast se do të konstatonte ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.