Monika Lubonja çon në gjykatë çështjen e videove in*ime: “Dinjitetin se fal, do ta zbuloj të vërtetën deri në fund”

Pas publikimit të videove intime që kanë qarkulluar në rrjet, Monika Lubonja ka reaguar për herë të parë publikisht, duke folur për dhimbjen, cenimin e privatësisë dhe hapat ligjorë që ka ndërmarrë. Aktorja Korçare ka bërë të ditur se i është drejtuar drejtësisë me një denoncim në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, ndërsa ka mohuar të ketë dhënë pëlqimin për regjistrimin apo publikimin e materialeve intime.

Në reagimin e saj, Lubonja shprehet e vendosur për të mbrojtur dinjitetin e saj dhe për ta ndjekur çështjen ligjërisht deri në fund, duke theksuar se nuk ka turp për dashurinë dhe besimin që ka dhënë.

Monika Lubonja shkruan:

Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia por edhe me vendosmërin për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj. Kerkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zhbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime.

Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të regjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhenë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje.

Mediave u kërkoj të respektojnë privatësinë time dhe të mos publikojnë apo të spekulojnë me publikime të materialeve intime.

Opinionit publik i kërkoj të mos e ktheje dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu
të pabesë.

I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund.

Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ja fal askujt që përdori jetën time!
Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e
vërteta do flasë.
Zotit i kërkoj forcë që kjo plagë të mos ma mbush zemën me urrejtje. Besoj se ai e njeh të vërtetën time dhe pres që drejtësia të bëjë punën e saj”, shkruan Monika Lubonja.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.