“Mos më thoni gjëra të cilat nuk janë thënë nga ana ime. Unë nuk kërcënoj njeri”, shprehet Matraku. Ajo sqaron se deklarata e saj ka qenë e drejtpërdrejtë: përgjegjësinë duhet ta mbajë personi që ka regjistruar dhe shpërndarë videot.
“Kam thënë që do ta paguajë ai që ka regjistruar dhe shpërndarë videot. E nëse e ka bërë personi në fjalë, do të paguajë çdo lot”, deklaron ajo.
Matraku thekson se çështja duhet t’u lihet autoriteteve kompetente, të cilat duhet të zbardhin se kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot.
“Me këtë le të merren autoritetet, në mënyrë që të nxjerrin në pah se kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot. Mbyllet këtu”, përfundon deklaratën e saj Blerina Matraku.
