Skënderbeu e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën në Kupën e Shqipërisë, duke siguruar një kualifikim të pastër pas fitores 4-1 ndaj Naftëtarit, në ndeshjen e zhvilluar në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”. Korçarët e zgjidhën praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë, duke shënuar dy herë brenda një minute.
Musa hapi serinë e golave që në minutën e pare, duke i dhënë Skënderbeut avantazhin e hershëm.
Naftëtari nuk arriti të reagonte dhe në fundin e pjesës së parë Skënderbeu goditi sërish. Bismark shënoi në minutën e 43-të, ndërsa vetëm një minutë më pas Braga realizoi golin e tretë, duke e bërë edhe më të qartë fatin e takimit.
Naftëtari arriti të shkurtonte diferencën në minutën e 75-të me Agalliun, por reagimi i miqve nuk mjaftoi për të ndryshuar rrjedhën e sfidës.
Në minutat shtesë të ndeshjes, Thomas vulosi rezultatin përfundimtar 4-1, duke i dhënë Skënderbeut një fitore të sigurt dhe një biletë për në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë.
Me këtë sukses, Skënderbeu kalon më tej në Kupë, ndërsa Naftëtari i jep fund aventurës në këtë kompeticion.
Skënderbeu 4-1 Naftëtari
Aneksi i stadiumit “Skënderbeu”
⚽ 2’ Musa
⚽ 43’ Bismark
⚽ 44’ Braga
⚽ 75’ Agalliu Naftëtari
⚽ 90+1’ Thomas
