Tuneli i Krrabës me një tub në funksion për 20 ditë, qarkullimi në dy drejtime

Tuneli i Krrabes do te funksionoje me vetëm një tub, me qarkullim të mjeteve në të dyja drejtimet, duke nisur nga e mërkura, 7 tetor. Ky regjim i perkohshëm do të jetë në fuqi për një periudhë maksimale prej 20 ditësh.

Sipas njoftimit te Autoritetit Rrugor Shaiptar, kufizimet lidhen me punimet e planifikuara për pastrimin e mureve dhe pajisjeve tê tunelit.

Punimet do te zhvillohen në tubin e drejtimit Elbasan-Tiranë, ndërsa tubi Tiranë-Elbasan do te perdoret per qarkullimin e mjeteve në te dyja drejtimet.

Gjate orarit 06:00-21:00, qarkullimi do te vijoje normalisht, me të dy tubat në funksion. Ndërsa gjatë nates, nga ora 21:00 deri në 06:00 të mëngjesit pasardhës, do të zbatohen masat e posaçme për menaxhimin e trafikut.

Per garantimin e sigurisë së drejtuesve te mjeteve dhe menaxhimin e qarkullimit, në zone do te jete i pranishem edhe sherbimi i Policisë Rrugore.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën gjatë gjithë periudhës së punimeve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.