Aktorja Sophia Loren feston sot ditëlindjen e 86-të

Legjendat, madje edhe ato të kinemasë si ajo, nuk kanë moshë. Ato janë ide platonike, modele unike dhe perfekte, të cilat – në rastin e Sophia Loren, e cila sot feston 86 vjetorin, – mishërojnë më të mirën e Italisë, atë që u ngrit pas luftës dhe u bë idhull në skenën botërore.Pothuajse 60 vjet më parë ajo e nisi duke hedhur gurë në filmin “La Ciociara” të Vittorio De Sica, një skenë që hyri në imazhet vizuale bashkëkohore. Për atë interpretim Loren fitoi dhe Oskarin.

“Ajo është shumë e bukur, shumë italiane. Kur lëviz, kur ecën, ajo është vet Italia” – ka thënë Roberto Benigni.


Striptizmi i saj i veshur, seksi por edhe plot humor, Loren është jo vetëm ikonë e kinemasë por është bërë burim frymëzimi për shumë stilistë si Milo Manara, Liberatore dhe Eric Stanton.

“Ajo kishte gjithçka, kishte bukuri, seksi dhe plot talent” – thotë admiruesi i saj Woody Allen.

Sophia Loren nuk i ka zhgënjyer asnjëherë admiruesit e saj, një interpretuese e shkëlqyeshme, e aftë të kalojë nga komedia italiane në intensitetin e heroinave të neorealizmit. Sot, 86 vjeçe, ajo sapo ka ngjyrosur rolin e saj në filmin e djalit të vet Edoardo Ponti.

Në vitin 1999, Loren u emërua nga Instituti Amerikan i Filmit, ylli i 21-të më i madh femër i Classic Hollywood Kinema, dhe aktualisht ajo është aktorja e vetme e gjallë në listë.Në vitin 1965, aktorja e madhe Sophia Loren do të takohej me fotografin shqiptar Gjon Mili dhe ajo çka do të pasonte ishte një shoqëri plot shkrepje aparati fotografik.

Gjon Mili kësisoj e fotografoi aktoren italiane në disa raste, gjatë xhirimeve të filmave por edhe në pamje ekstravagante të një prej aktoreve më të talentuara e të bukura në historinë e filmit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.