Ndërrron jetë 39-vjeçarja në një klinikë private në Korçë, nisin hetimet për mjekun dhe infermieren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 39 vjeçare nëna e dy fëmijeve ka gjetur vdekjen ndërsa kishte shkuar për një trajtim mjekësor në një klinikë private.Policia bën me dije se ka nisur procedimi penal për dy prej anëtarëve të stafit të klinikës, mjekun dhe inferimieren, të cilët dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xhensila Duka.Ndërkaq, pritet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes së gruas 39 vjeçare.

Njoftimi i plotë i policisë:


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
I. B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë.
Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xhensila Duka, 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë.
Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.