Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa i ka ftuar fansat ta shoqërojnë në koncertin virtual me titull “Studio 2054”, i cili do të transmetohet live më 27 nëntor të këtij viti.Ylli i muzikës pop, po iu ofron adhuruesve mundësinë ta shohin duke interpretuar live në këtë kohë kur koncertet fizike janë pezulluar anembanë botës, si pasojë e koronavirusit.Ngjarja “Studio 2054” do të jetë një mbrëmje e mbushur me muzikë, performanca, aktrim, vallëzim dhe shumëçka tjetër.
Të gjitha këto të bashkuara në një përvojë multi-dimensionale të drejtpërdrejtë.Dua e ka dhënë vetë këtë lajm nëpërmjet një postimi në Instagram.Gjatë performancave, Dua do të shoqërohet nga disa muzikantë, balerinë, akrobatë të ndryshëm, dhe të ftuar specialë, identiteti i të cilëve po mbahet i fshehtë.Dua Lipa, më 30 tetor lançoi këngën e re me titull “Fever”, në bashkëpunim me artisten belge, Angèle. Kësaj kënge pritet t’i publikohet edhe një videoklip këtë të premte.
Vejsiu ka treguar se e ka kaluar më herët Covid-in, dhe fatmirësisht tani është në gjendje të mirë shëndetësore.Moderatorja Alketa Vejsiu ka këshilluar ndjekësit e saj në Instagram që të vendosin maskën ndërsa ka rrëfyer edhe eksperiencën e saj personale me Covid-19.Moderatorja i lutet të gjithëve të bëjnë kujdes për veten, pasi Covid-19 nuk është shaka.
“Coronen e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javesh! Qendrova 14 dite ne izolim ne shtepi. Jam mire per fat.
Kam degjuar raste vertete te renda dhe lutem cdo dite qe Zoti te mbroje njerezit afer meje dhe te gjithe shqiptaret! Corona nuk eshte shaka. Kujdesuni per veten!
Falenderoni Zotin dhe Festoni cdo dite qe keni shendet dhe jeni ne jete!”- ka shkruar moderatorja,
Jon Gjebrea është djali i Ardit Gjebresë, i cili pavarësisht se s’është pjesë e televizionit, njihet për miqësitë e ngushta me artistët dhe këngëtarët, marrdhënie të krijuara gjatë punës në paskuinta çdo vit me festivalin e babait, “Kënga Magjike”.Rreth dy vite më parë, Joni u fejua me të dashurën e tij prej disa vitesh, Merlin Haxhiymeri. Çifti zgjodhën të finalizojnë lidhjen në përvjetorin e martesës së prindërve të tij, Ardit Gjebresë dhe Anilës.
Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram” dhe Merlin fshiu të gjitha fotot me djalin e moderatorit. Ajo mban vetëm imazhet me motrën e Jonit, Anën. Nga postimet e fundit që ka bërë, Merlin e deklaron veten single pasi shihet që nuk e ka unazën, me të cilën Jon i propozoi për martesë.
Menjëherë pas fejesës, çifti u nisën jashtë shtetit për një jetë të re, por me sa duket kjo ndarje e ka rikthyer Merlin në Tiranë, ku edhe ka nisur tashmë punë në profesionin e saj. Pas dy vitesh fejesë , marrëdhënia e dy të rinjve të dashuruar duket se ka marrë fund.
Çifti i bukur, Jon dhe Merlin, postonin shumë foto krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale, të cilat para një muaji nuk ekzistonin më në profilet e tyre, pasi i kishin zhdukur. Ishte ky fakt që ngriti dyshimet se çifti nuk ishin më bashkë. E pavarësisht faktit se ata s’janë më bashkë, Ardit Gjebrea nuk e ka larguar nga miqtë e tij ish-nusen e djalit, pasi ai e ndjek ende mes personave të zemrës që ndjek, që i numëron me gishtat e dorës.
Ndërkohë ç’po ndodh me jetën e Jonit, i cili ka një biznes purosh, por ndërkohë poston foto shumë të bukura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Pikërisht në SHBA jeton edhe modelja nga Kosova, Vildane Zeneli, e cila duket se i ka vënë syrin Jonit, direkt pas ndarjes së tij nga e fejuara. Ndjekësit kanë vënë re faktin që ajo e komenton shpesh Jonin në fotot e tij në “Instagram”, ndërkohë që vetë ai ka ndarë me ndjekësit një foto si dëshmi e darkave të tyre private në SHBA.
Dhe sapo Joni poston foto, Vildane e ngacmon me komente duke e komentuar me zemra, apo duke e urdhëruar të flejë dhe të mos rrijë natën vonë jashtë.Ndërkohë, kush është Vildane Zeneli, modelja me format bombastike, e cila është shfaqur shumë vite më parë në një nga klipet e Flori Mumajesit?
Ajo shihet pranë Jonit, vetëm pak muaj pasi deklaroi se ishte pa të dashur, pasi ende s’e kishte gjetur personin e zemrës. Modelja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrëfeu anën tjetër të një vajze seksi, që duket se mund ta gjejë të dashurin sa hap e mbyll sytë.E pyetur nëse e kishte gjetur ose jo personin e zemrës, ajo u shpreh kështu në një intervistë për “Prive”: “Jo nuk jam në një lidhje”. Modelja Vildane Zeneli dha këtë deklaratë pasi u përfol për lidhje me reperin e njohur 50 Cent dhe një tjetër histori me një sheik arab.
Sa për reperin, ata u fotografuan disa herë në përqafimin e njëri-tjetrit, ndërkohë që ajo ishte duke i dhuruar një puthje në faqe. Në foton e fundit që media publikoi për ata të dy, nuk u bënë të qarta arsyet e takimit të tyre, nëse ajo po planifikonte të kishte ndonjë bashkëpunimin apo afërsia mes publikun. Ajo zbuloi edhe emrat e personave që do më së shumti në jetë.
“Të dy prindërit i dua njësoj. Jam e bekuar me prindërit e mi!”, u shpreh ajo, duke mos përmendur emra të njerëzve të tjerë që takon në jetë. Ndërkohë, së fundi, ajo bëri bujë me deklaratën se është shumë e frikësuar nga Covid-19 dhe se e ka bërë shumë herë tamponin për t’u siguruar nëse është prekur apo jo.
Por duket se në krah të djalit të Ardit Gjebresë ndihet e sigurt jo vetëm ndaj ngacmimemeve të djemve të tjerë, por edhe ndaj Covid-19, pasi del të darkojë në restorantet e Nju Jorkut./korrieri/
Rubrika “Tani mund të këndosh”,në tv Klan solli sot këngëtaren Eli Fara.
Eli Fara kendon kengen popullore me shume korrektesi dhe embelsi, gje e cila e ben ate te jete nje kengetare e madhe. Pasi eshte nga Korça, ajo kendon kengen korçare me shume krenari. Kendon qe nga vitet ’80 nga ku ka realizuar shume albume dhe shume kenge.
Eli Fara është një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe e dashur për publikun shqiptar. Eli është një nga këngëtaret që vështirë se plaket…e bukur, plot sharm e elegante mbetet gjithnjë. Rubrika “Tani mund të këndosh”,në tv Klan solli sot këngëtaren Eli Fara. E ku tjetër veçse në Korçën e saj të bukur. duke percjelle ,muzikë, nostalgji dhe atmosferë korçare.Eli Fara është kthyer shumë vite pas në kohë ku shfaqet duke kujtuar lidhjen dhe dashurinë që ka për Korçën.
Ardit Gjebrea :Te gjeta në Korçë ….ku tjeter mund te te gjeja….Çfarë te sjell në Korçë ?
Eli Fara :Në Korçë më sjellin prindërit ….kur hyj ne Korçë bëj edhe një xhiro në rrugët ku kam ecur kur shkoja për tek stacioni i autobuzit kur shkoja ne punë ,kur çoja vajzën në çerdhe kur shkoja për te pallati i kulturës për provat që organizoheshin.
Më merr malli për muzikantët …për artistët e Korçës.
Ardit Gjebrea :Në cilën lagje të Korçës ke banuar ?
Eli Fara :Lagjen më të bukur Drenova
Ardit Gjebrea :Për çfarë ke studiuar ?
Eli Fara :Per kanto në shkolla e muzikës Tefta Tashko Koço,Korçë
Ardit Gjebrea :Kur e kujton veten të vogël,çfare shikon tek Eli e vogël ?
Eli Fara :Më kujtohet vetja kur rrija afër radios dhe dëgjoja vetëm këngë .Mamaja kishte zë te bukur dhe me ndihmonte kryesisht me tekstet.Më tërhiqnin këngët popullore i kisha qef, e kisha të lindur dhe e kisha shpirtin atje.
Këngëtarja e njohur korçare Eli Fara, në jetën e saj ka historinë e një martese jo jetëgjatë, nga e cila ka një vajzë. Pikërisht për këtë lidhje, Eli Fara është ‘rrëfyer’ para Ardit Gjebresë tek “E diela shqiptare’ në tv klan.Eli Fara ka pohuar se ‘ nuk është faj të gabosh, por është faj të qëndrosh në gabim’ duke e pranuar se ka qënë vetë ajo që ka kërkuar divorcin nga një martesë jo e lumtur për të.Në rubrikën “Tani mund të këndosh” Eli ka treguar historinë e njohjes dhe ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj. Vështirësitë e rritjes e vetme të vajzës së tyre Marina dhe jetesa për disa vite në Amerikë.
Ishte dashuria e parë, ato emocionet e para, ndjenjat që të lindnin për dikë që nuk e di se kush është. Unë u dashurova vetëm duke parë pamjen.
Ishte çun simpatik dhe nuk mendoja për të tjerat sepse isha adoleshente, nuk më interesonte se kishte një shkollë, profesion apo çfarë punonte, apo se çfarë bënte në jetë. Unë isha 17 vjeç, shumë shpejt familja e mori vesh që unë po dilja me dikë dhe u bë një shqetësim, tërmet i madh.
Nëse djali do pranonte, unë do ikja nga shtëpia. Ai u tregua i gatshëm dhe ndodhi. Sigurisht tani që jam pjekur, që kam Marinën, nuk jam krenare për atë që bëra, por janë gabime të një moshe shumë të re.
Ardit Gjebrea:Si u ndave?
Eli Fara: Erdhi dhe një situatë e tillë që ndodhi ndarja sepse ish-i ishte një nga çunat më çapkën seç duhej në Korçë dhe kishte shokë të vetët. Kjo gjë i çoi në një tragjedi të madhe sepse ishin grupe çunash që konkurronin me njëri-tjetrin kush ishte më i fortë dhe ndodhi që shokun e ngushtë të ish-it e vranë. Pastaj filloi një tjetër stuhi që ishte goxha e madhe për atë kohë hetime, gjyqe mbas gjyqeve që zgjatën shumë.
Ardit Gjebrea:Ke folur me Marinën, ia ke treguar të gjitha?
Eli Fara: Jo të gjitha, i kam treguar aq sa kam menduar se duhet të dijë. Edhe Marina ka ato kujtimet e veta nga fëmijëria. Gjyqet vazhduan goxha nja 1 vit e gjysmë dhe mbasi u bënë të gjitha përpjekjet dhe për të ulur dënimin, derisa u dha dënimi i fundit dhe e përcaktuan dhe burgun ku do vuante dënimin, atje kam shkuar me vajzën dhe i kam thënë që unë do të bëj ndarjen. Nuk ka pasur ndonjë kundërshtim dhe unë kam parë jetën time. Vazhdoja punën si mësuese në fshat,në Dërsnik të Korçës ,vajzën e kisha në çerdhe, kisha probleme financiare sepse mora dhe një apartament.
Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta kur bëhet fjalë për jetë private ka zgjedhur të jetë i rezervuar. Pas ndarjes me të dashurën që kishte prej 9 vitesh Silvia Notargiacomo, Ermalit ka nisur një lidhje të re.Fituesi i “Sanremos”, gëzon një dashuri të re me Chiara Sturdà-n, me të cilën prej pak kohësh është fejuar. Çifti kanë jetuar një kohë të gjatë lidhje në fshehtësi, por gjatë izolimit kanë vendosur të dalin në qiell të hapur.
Chiara dhe është sot 30 vjeçe. Me një foto bardhezi, këngëtari i bëri urimin publik për ditëlindje ku i shkruan: “Ke lindur si sot 30 vjet më parë. Atë ditë duhet të ketë qenë ditë me shumë diell”.
Ermali dhe Chiara kanë kaluar disa pushime të bukura në ishujt grekë gjatë kësaj vere dhe në ato pak foto të postuara, kantautori shqiptar duket shumë i dashuruar.
Ylli i muzikës pop, shqiptarja Dua Lipa ka thyer rregullat e qeverisë britanike për kufizimin e lëvizjeve në kuadër të frenimit të Covid -19. Dua Lipa dhe bashkëpunëtorët e saj dolën mbrëmjen e së mërkurës në sheshin lindor të Londrës për të xhiruar klipin e saj të ri muzikor.
Xhirimet e klipit të ri të Dua Lipa-s janë ndërprerë dhe pezulluar nga policia. Arsyeja?
Këngëtarja shqiptare dhe ekipi i saj nuk po zbatonin rregullat anti-Covid. Artistja ka qenë në Shoreditch, Britani, në xhirime me një grup kërcimtarësh dhe anëtarët e stafit e siç shihet nga fotot, nuk kanë qenë duke respektuar distancën fizike dhe qëndronin pa maskë.Sipas “The Sun” kanë qenë banorët e zonës që kanë nisur të shqetësohen nga euforia dhe zhurma që po krijonte grupi i Duas, ndërkohë që janë shprehur se këngëtarja është treguar e papërgjeshme.
“Dua dhe shoqëruesit e saj po i shijonin në maksimum xhirimet, por për ata që jetonin përreth tyre, ishte një makth. Dukej sikur njerëzit në xhirime po thyenin rregullat dhe distancimi shoqëror ishte plotësisht i përjashtuar”– tha njëri prej tyre, ndërkohë që një tjetër banor u shpreh:
“Njerëzit po respektojnë ligjin, kështu që të shihje hapur një yll të muzikës që po thyente rregullat, për ta nuk ishte e pranueshme. Prandaj thirrën policinë”.
Nje kengetare me taban, e njohur si trumbuese e muzikes se vertete tiranase, eshte Valbona Mema.Ajo ka folur per nostalgjine për dashurinë e saj dhe u shpreh se është përjetësisht e dashuruar me bashkëshortin me të cilin meritonte të jetonte një jetë të gjatë e të lumtur por qe nuk ndodhi ashtu sic ata e deshironin.
Ndersa ka thene se:
“ Jo se unë e kam zgjedhur, por unë jetoj me të, nuk jam vetëm. Unë jetoj me dashurinë e tij, jetoj me gjithçka që ai mua më ka dhënë sepse vërtet kanë kaluar 20 vite, por mua më duket sikur e ka vetëm një 5-minutsh që mua më ka ikur, nuk është sikur ka 20 vite. Domethënë e dashuruar në përjetësi.Nuk e meritoja, as ai nuk e meritonte. Ne e meritonim të jetonim të dy të lumtur. Pavarësisht se gjysma ime nuk është e lumtur, unë jam e lumtur për fëmijët e mi. Jam treguar shumë e fortë, nuk nxjerr asnjëherë lot para tyre, por thjesht i jap kurajo, sepse unë kjo jam, kam forcë”
Ndërkohë që fliste për dashurinë e madhe që ndjen për Sokolin, në sfond u vu kënga e saj e titulluar “Brenga” e publikuar në vitin 2003, të cilën ia ka dedikuar atij.
Prezantuesja e njohur italiane, Alessia Marcuzzi është prekur nga Covid-19.Alesia mbrëmjen e kaluar nuk ka qenë në studio për të drejtuar emisionin “Le Iene Show”, pasi rezultoi pozitive me COVID-19.Në një lidhje direkte gjatë emisionit, 48-vjeçarja ka treguar për gjendjen e saj dhe mënyrën si u infektua me koronavirus.
“Në mëngjes mësova që shoqja e vajzës sime ishte infektuar me koronavirus kështu unë dhe familja ime bëmë të gjithë tamponin e shpejtë. Të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes rezultuan negativ ndërsa unë jam pozitive. Por fatmirësisht nuk kam simptoma, jam shumë mirë”,-rrëfeu prezantuesja, e cila tashmë është në izolim.
Para disa ditësh, aktori i njohur italian, Gabriel Garko rrëfeu orientimin e kundërt seksual. Ai pranoi publikisht para ish të fejuarës, se është homoseksual. Pas deklaratës së bujshme, ka folur dhe aktorja e njohur italiane, Eva Grimaldi, e cila ka bashkëjetuar për plot tetë vite me Gabriel.
Në një intervistë për “Chi”, aktroja ka treguar detaje nga marrëdhënia e tyre. Grimaldi tha se ata ishin një çift, por e vetmja gjë që mungonte ishte seksi.
“Historia jonë u krijua katërmbëdhjetë vjet më parë. Nuk kishte kurrë seks, ai kishte nevojë për mua dhe unë gjithmonë e mbroja atë.
Por ekzistonte një dashuri e thellë që na lidh akoma sot dhe kjo shkon përtej sferës fizike… madje do të isha martuar me të ose do të kisha një fëmijë me të”, tha aktorja.
Janë shpallur nominimet për eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.Artistja Lady Gaga është ajo e cila kryeson listën e nominimeve sivjet, ndërkohë që ishte pikërisht ajo e cila fitoi më së shumti çmime në MTV Video Music Awards, që u mbajt më 30 gusht.
Këtu është lista e plotë e të nominuarve për MTV EMA 2020:
VIDEOJA MUZIKORE MË E MIRË E VITIT Billie Eilish, “everything i wanted” Cardi B, “WAP” ft. Megan Thee Stallion DJ Khaled, “POPSTAR” ft. Drake Karol G, “Tusa” ft. Nicki Minaj Lady Gaga, Ariana Grande, “Rain On Me” Taylor Swift, “The Man” The Weeknd, “Blinding Lights”
ARTISTI/JA MË I/E MIRË Dua Lipa Harry Styles Justin Bieber Lady Gaga Miley Cyrus The Weeknd
KËNGA MË E MIRË E VITIT BTS, “Dynamite” DaBaby, “Rockstar” ft. Roddy Ricch Dua Lipa, “Don’t Start Now” Lady Gaga, Ariana Grande, “Rain On Me” Roddy Ricch, “The Box” The Weeknd, “Blinding Lights”
BASHKËPUNIMI MË I MIRË BLACKPINK, Selena Gomez, “Ice Cream” Cardi B, “WAP” ft. Megan Thee Stallion DaBaby, “Rockstar” ft. Roddy Ricch Justin Bieber, “Intentions” ft. Quavo Karol G, “Tusa” ft. Nicki Minaj Lady Gaga, Ariana Grande, “Rain On Me” Sam Smith, Demi Lovato, “I’m Ready”
ARTISTI/JA MË I/E MIRË POP BTS Dua Lipa Harry Styles Justin Bieber Katy Perry Lady Gaga Little Mix
GRUPI MË I MIRË 5 Seconds of Summer BLACKPINK BTS Chloe x Halle CNCO Little Mix
ARTISTI I RI MË I MIRË BENEE DaBaby Doja Cat Jack Harlow Roddy Ricch YUNGBLUD
ARTISTI/JA ME MË SË SHUMTI FANSA Ariana Grande BLACKPINK BTS Justin Bieber Lady Gaga Taylor Swift
ARTISTI/JA MË I/E MIRË LATIN/E Anuel AA Bad Bunny J Balvin Karol G Maluma Ozuna
ARTISTI/JA MË I/E MIRË ROCK Coldplay Green Day Liam Gallagher Pearl Jam Tame Impala The Killers
ARTISTI/JA MË I/E MIRË I ZHANRIT HIP HOP Cardi B DaBaby Drake Eminem Megan Thee Stallion Roddy Ricch Travis Scott
ARTISTI/JA I/E MIRË I ZHANRIT ELECTRONIC Calvin Harris David Guetta Kygo Marshmello Martin Garrix The Chainsmokers
ARTISTI/JA MË I/E MIRË I ZHANRIT ALTERNATIVE blackbear FKA twigs Hayley Williams Machine Gun Kelly The 1975 twenty one pilots
VIDEOJA PËR MIRË Anderson .Paak, “Lockdown” David Guetta & Sia, “Let’s love” Demi Lovato, “I Love Me” H.E.R., “I Can’t Breathe” Jorja Smith, “By Any Means” Lil Baby, “The Bigger Picture”
DEPËRTIMI I VITIT AJ Mitchell Ashnikko BENEE Brockhampton Conan Gray Doja Cat Georgia Jack Harlow Lil Tecca Tate McRae Wallows YUNGBLUD
TRANSMETIMI VIRTUAL MË I MIRË BTS, Map Of The Soul Concert Live Stream J Balvin, Behind The Colores Live Experience Katy Perry @ Tomorrow Land, Around The World Little Mix, UNCancelled Maluma, Papi Juancho Live Post Malone, Nirvana Tribute
ARTISTI/JA MË I/E MIRË REGJIONAL (Home Region) Lady Gaga (US) Megan Thee Stallion (US) Cardi B (US) Justin Bieber (CANADA) The Weeknd (CANADA) Dua Lipa (UK & Ireland).
Çfarë kanë të përbashkët Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max?
Yjet e muzikës pop me rrënjë shqiptare po pushtojnë botën.Shqiptarët etnikë më të njohur ishin Nënë Tereza (një murgeshë që kujdesej për jetimët dhe lebrozët në Indi) dhe Enver Hoxha (një despot komunist vrasës). Tani shenjtores dhe mëkatarit duhet t’i shtohen edhe këngëtarët.
Ata janë kudo. Dua Lipa ka 55 milion dëgjues në muaj në Spotify, një platformë muzikore. Bebe Rexha ka 24 milion. Rita Ora ka patur pesë këngë në krye të listave britanike dhe ka qenë pjesë e jurisë së “X Factor”. Era Istrefi këndoi në Kupën Botërore të futbollit në vitin 2018. Njomza Vitia, një kantautore dhe Labinot Gashi, një reper, kanë ndjekje globale.
Kënga “Sweet but Psycho” e Ava Max konsiderohet botërisht më argëtuese sesa oferta letrare e Hoxhës, “Albania Challenges Hrushchev Revisionism” (Shqipëria sfidon revizionizmin e Hrushovit).Të gjithë këta megastarë të trashëgimisë shqiptare, përveç Era Istrefit u rritën në diasporë.Dua Lipa, Bebe Rexha, Njomza Vitia kanë lindur respektivisht në Londër, Milwaukee, Brooklyn dhe afër Stuttgart. Vetëm Ava Max ka rrënjë në vetë Shqipërinë. Pjesa tjetër janë shqiptare të Kosovës, përveç Bebe Rexhës, familja e së cilës vjen nga Maqedonia e Veriut.
Gjatë historisë, thotë Dukagjin Lipa, babai i Duas, shqiptarët janë dërrmuar, por suksesi i kësaj gjenerate muzikantësh tregon se “duke patur rastin, ne shkëlqejmë”.
Yjet e diasporës shpesh “performojnë” në shtëpi, duke u mbështjellë me flamuj shqiptarë.
Besa Luci, redaktore e revistës Kosovo 2.0, thotë se ata qartazi ndiejnë nevojë për të përfaqësuar kombin dhe në këmbim të kësaj, të marrin dashuri.
“Zemra ime rrjedh gjak shqiptar”, tha Bebe Rexha në një vizitë në Shqipëri.
Në korrik, Dua Lipa krijoi polemika, me shpërndarjen e një harte që tregonte Shqipërinë e Madhe. Ajo më vonë tha se postimi i saj ishte keqkuptuar.
Prindërit e yjeve që u rritën jashtë vendit, u larguan nga Ballkani në fillimet e trazuara të viteve 1990.
Sidoqoftë, familje si ajo e Rita Orës apo Duas, ishin pjesë e elitës së Kosovës. Të dyja vajzat ndoqën një shkollë të lartë të artit performues në Londër.
Yjet e muzikës pop, së bashku me një tufë futbollistësh shqiptarë në skuadrat kryesore në të gjithë Evropën, luajnë një “rol tepër të rëndësishëm” për të ndihmuar në ndryshimin e imazhit të shqiptarëve nga një konflikt, thotë Petrit Selimi, një ish-ministër i jashtëm i Kosovës.
Në vitin 2016, Rita Ora performoi në Romë për të festuar shenjtërimin e Nënë Terezës.
Së fundmi ajo ka qenë një nga emrat më të komentuar në faqet rozë dhe jo më kot. Fjala është për artisten shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, e cila befasoi me transformimin që bëri në pamje. Bukuroshja, e cila ndiqet nga mijëra fansa në Instagram, së fundmi publikoi dy fotografi tërheqëse. Fifi u shfaq e veshur me një fustan të zi të gjatë teksa rrëmbeu vëmendje të madhe me dekoltenë e hapur. 26 vjeçarja duket në formë të mrekullueshme dhe ndryshimi pozitiv i saj po komentohet në masë të madhe edhe nga fansat. Siç theksoi në një intervistë, Fifi ka humbur mbi 25 kilogramë.
Pak ditë më parë, aktori i famshëm italian, Gabriel Garko zbuloi brenda shtëpisë së famshme “Grande Fratello Vip” se është homoseksual.Ndërsa së fundmi ai ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin “Verissimo”, ku ka rrëfyer se ka qenë në një lidhje me një djalë të quajtur Riccardo, për 11 vite.
“14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Unë e Riccardo jetonim bashkë, por ishte një situatë false. Kur vinin miq në shtëpi, ai në fund të mbrëmjes bënte sikur po ikte dhe sigurisht që më pas kthehej. Kur dilnim apo iknim me pushime, ishim gjithmonë në grup. Por kemi qenë bashkë 11 vite”, ka treguar aktori i famshëm.
Ndërsa kur moderatorja e emisionit, Silvia Toffanin e ka pyetur se pse ka zgjedhur që ta tregojë vetëm tani, Gabriel është përgjigjur:
“Kam qenë aq gjatë në xhirime, saqë në fund vura një personazh. Nëse ke një orientim të caktuar seksual nuk mund të bësh këtë punë, sistemi e kërkon atë dhe për këtë arsye duhet të pretendoni se keni një tjetër. Por sot hoqa maskën. Më në fund pas 3 vitesh e gjysmë që u largova nga seti, kam pasur mundësinë që të qëndroj brenda lëkurës sime. E kuptova se nuk isha mirë, kisha nevojë të dilja prej saj”, ka rrëfyer Garko.