Eli Fara tregon historinë e njohjes dhe ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj

Këngëtarja e njohur korçare Eli Fara, në jetën e saj ka historinë e një martese jo jetëgjatë, nga e cila ka një vajzë. Pikërisht për këtë lidhje, Eli Fara është ‘rrëfyer’ para Ardit Gjebresë tek “E diela shqiptare’ në tv klan.Eli Fara ka pohuar se ‘ nuk është faj të gabosh, por është faj të qëndrosh në gabim’ duke e pranuar se ka qënë vetë ajo që ka kërkuar divorcin nga një martesë jo e lumtur për të.Në rubrikën “Tani mund të këndosh” Eli ka treguar historinë e njohjes dhe ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj. Vështirësitë e rritjes e vetme të vajzës së tyre Marina dhe jetesa për disa vite në Amerikë.

Ishte dashuria e parë, ato emocionet e para, ndjenjat që të lindnin për dikë që nuk e di se kush është. Unë u dashurova vetëm duke parë pamjen.

Ishte çun simpatik dhe nuk mendoja për të tjerat sepse isha adoleshente, nuk më interesonte se kishte një shkollë, profesion apo çfarë punonte, apo se çfarë bënte në jetë. Unë isha 17 vjeç, shumë shpejt familja e mori vesh që unë po dilja me dikë dhe u bë një shqetësim, tërmet i madh.

Nëse djali do pranonte, unë do ikja nga shtëpia. Ai u tregua i gatshëm dhe ndodhi. Sigurisht tani që jam pjekur, që kam Marinën, nuk jam krenare për atë që bëra, por janë gabime të një moshe shumë të re.

Ardit Gjebrea: Si u ndave?

Eli Fara: Erdhi dhe një situatë e tillë që ndodhi ndarja sepse ish-i ishte një nga çunat më çapkën seç duhej në Korçë dhe kishte shokë të vetët. Kjo gjë i çoi në një tragjedi të madhe sepse ishin grupe çunash që konkurronin me njëri-tjetrin kush ishte më i fortë dhe ndodhi që shokun e ngushtë të ish-it e vranë. Pastaj filloi një tjetër stuhi që ishte goxha e madhe për atë kohë hetime, gjyqe mbas gjyqeve që zgjatën shumë.

Ardit Gjebrea: Ke folur me Marinën, ia ke treguar të gjitha?

Eli Fara: Jo të gjitha, i kam treguar aq sa kam menduar se duhet të dijë. Edhe Marina ka ato kujtimet e veta nga fëmijëria. Gjyqet vazhduan goxha nja 1 vit e gjysmë dhe mbasi u bënë të gjitha përpjekjet dhe për të ulur dënimin, derisa u dha dënimi i fundit dhe e përcaktuan dhe burgun ku do vuante dënimin, atje kam shkuar me vajzën dhe i kam thënë që unë do të bëj ndarjen. Nuk ka pasur ndonjë kundërshtim dhe unë kam parë jetën time. Vazhdoja punën si mësuese në fshat,në Dërsnik të Korçës ,vajzën e kisha në çerdhe, kisha probleme financiare sepse mora dhe një apartament.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: