Ylli i muzikës pop, shqiptarja Dua Lipa ka thyer rregullat e qeverisë britanike për kufizimin e lëvizjeve në kuadër të frenimit të Covid -19. Dua Lipa dhe bashkëpunëtorët e saj dolën mbrëmjen e së mërkurës në sheshin lindor të Londrës për të xhiruar klipin e saj të ri muzikor.
Xhirimet e klipit të ri të Dua Lipa-s janë ndërprerë dhe pezulluar nga policia. Arsyeja?

Këngëtarja shqiptare dhe ekipi i saj nuk po zbatonin rregullat anti-Covid. Artistja ka qenë në Shoreditch, Britani, në xhirime me një grup kërcimtarësh dhe anëtarët e stafit e siç shihet nga fotot, nuk kanë qenë duke respektuar distancën fizike dhe qëndronin pa maskë.Sipas “The Sun” kanë qenë banorët e zonës që kanë nisur të shqetësohen nga euforia dhe zhurma që po krijonte grupi i Duas, ndërkohë që janë shprehur se këngëtarja është treguar e papërgjeshme.
“Dua dhe shoqëruesit e saj po i shijonin në maksimum xhirimet, por për ata që jetonin përreth tyre, ishte një makth. Dukej sikur njerëzit në xhirime po thyenin rregullat dhe distancimi shoqëror ishte plotësisht i përjashtuar”– tha njëri prej tyre, ndërkohë që një tjetër banor u shpreh:
“Njerëzit po respektojnë ligjin, kështu që të shihje hapur një yll të muzikës që po thyente rregullat, për ta nuk ishte e pranueshme. Prandaj thirrën policinë”.


