Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa i ka ftuar fansat ta shoqërojnë në koncertin virtual me titull “Studio 2054”, i cili do të transmetohet live më 27 nëntor të këtij viti.Ylli i muzikës pop, po iu ofron adhuruesve mundësinë ta shohin duke interpretuar live në këtë kohë kur koncertet fizike janë pezulluar anembanë botës, si pasojë e koronavirusit.Ngjarja “Studio 2054” do të jetë një mbrëmje e mbushur me muzikë, performanca, aktrim, vallëzim dhe shumëçka tjetër.
Të gjitha këto të bashkuara në një përvojë multi-dimensionale të drejtpërdrejtë.Dua e ka dhënë vetë këtë lajm nëpërmjet një postimi në Instagram.Gjatë performancave, Dua do të shoqërohet nga disa muzikantë, balerinë, akrobatë të ndryshëm, dhe të ftuar specialë, identiteti i të cilëve po mbahet i fshehtë.Dua Lipa, më 30 tetor lançoi këngën e re me titull “Fever”, në bashkëpunim me artisten belge, Angèle. Kësaj kënge pritet t’i publikohet edhe një videoklip këtë të premte.
https://www.instagram.com/p/CHGRryNHQGD/?igshid=48dfcy2u2fe0

