Greqia në zi, shuhet legjenda Vasilis Karas….

Legjenda e muzikës Greke, Vasilis Karas, është ndarë sot pasdite nga jeta në moshën 70-vjeçare. Fatkeqësisht ai e humbi betejën me kancerin. Frymën e fundit e la në qytetin e tij ku u formua Selanik, ndërsa shkoi në moshën 10-vjeçare nga Kavala. Vasilis Karas lë pas një trashëgimi të pasur me mijëra këngë e koncerte në mbarë botën. Këngët e tij ishin mjaft popullore edhe në Shqipëri.

Kujtojmë që Vassilis Karras ka mbajtur koncerte në Tiranë dhe në Korçë 2-herë ,i fundit ishte në 2018 ,në Stadiumin Skënderbeu.

Legjenda Greke ka kënduar edhe duete të suksesshme me shumë këngëtarë të njohur apo grupe muzikore si Marianthi Kefala, Pyx Lax, Konstantina, Anxhela Dimitriou, Tolis Voskopoulos, Nikos Zoidakis, Kaiti Garbi, Despina Vandi, Elli Kokkinou, Irini Merkouri, Paola, Pantelis Pantelidis, etj. Varrimi i këngëtarit do të bëhet në vendlindjen e tij, Kokkinohori Kavala, kjo ishte edhe dëshira e tij e fundit…