Nga: Martin DEDAJ*
Starton edicioni i 85-të i kampionatit kombëtar të futbollit, dhe korçarët me fitoren në transfertë përballë Egnaties në EgnatiaArena, jo vetëm që kanë fituar tre pikë të çmuara por i kanë dhënë një leksion të mirë, skuadrës së Egnaties, e cila ka në përbërjen e saj lojtarë cilësorë, dhe për më tepër është skuadra për të cilën është investuar shumë, duke dëshmuar se është fusha e lojës ajo që vendos rezultatin dhe jo butaforuzmi mediatik dhe futbollistik.
Skendërbeu luajti thjeshtë dhe qartë, dhe pothusjse e dominoi lojën gjatë gjithë kohës, duke qenë racional në të gjithë sektorët e fushës.
Realizoi golin e avantazhit në 59′ nga braziliani Yuri i ardhur nga stoli (zëvëndësim mjaft efikas), dhe diti ta mbrojë atë deri në fund të lojës, pavarësisht se në dy-tre raste u vu në rrezik për të pësuar dhe po aq humbi raste, që mund ta kishte dy e trefishuar rezultatin. Nga ana e saj “Hirushja” e edicionit të kaluar, dhe fituesja e kupës Egnatia, në fushë u duk më tepër se duhet euforike, dhe më shumë u përpoq të shfaqej akademike, sesa të prodhonte lojë e të fitonte.
U përpoq me disa raste dhe u kujtua në fund,
që të hidhej në sulm në kërkim të paktën të barazimit, por ishte tepër vonë, e për më tepër konfuze, dhe kështu edhe pse u luajtën 100 minuta lojë, dhe që u favorizua paksa nga gjygjtari kryesor në lojën e rëndë që lejoi dhe faullat e akorduara, nuk mundi ta evitonte humjen e saj, që në fakt ishte një fitore e merituar e Skëndërbeut, që bën kështu një debutim të sukseshëm, pasi siç dihet vjen nga kategoria e parë dhe për më tepër një fillim mjaft të mbarë, me këtë fitore të rëndësishme në transfertë,
ndaj një ekipi si Egnatia, e cila me atë që sot dha në fushë, në përballjen ndaj korçarëve, nuk është ajo që na është prezantuar dhe duhet që të shkundet nga atmosfera e euforisë së edicionit të kaluar e të zbresë me këmbë në tokë, se ky kampionat pritet të jetë i vështirë. Sinjalin e parë e dha Skendërbeu, i cili duhet komplimentuar për fitoren e arritur, dhe uruar atij suksese.
- Komentator dhe Gazetar sportiv
Mbrëmbje 26.08.2023
