Category Archives: SPORT

“Sot humbëm 2 pikë”, Daja:Fitorja duhet të ishte nga krahu jonë

 

Skënderbeu barazoi në shtëpi ndaj Bylisit me rezultatin 1-1, në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Në proncimin pas ndeshjes, trajneri i skuadres korçare u shfaq i zhgënjyer,duke qenë i bindur se skuadra e tij la dy pikë në këtë ndeshje në shtëpi,duke deklaruar:

Ilir Daja

Me gjithë problematikën që kishim (mungonte Krasniqi dhe Ndeki), kishim disa ndryshime në pozicionin e lojtarëve, më pëlqeu që ekipi prodhoi lojë, kundrejt një kundërshtari të fortë si Bylisi. Patëm dy raste ballë për ballë me portierin. Gabuam me një top të thjeshtë. Sot humbëm dy pikë. Fitorja duhet të ishte nga krahu jonë.”

Arbitri në nivelin e duhur: Nuk na u dha një penallti në pjesën e parë, nuk u shoqërua as me karton të verdhë. Arbitri që ishte sot për mua ka qenë në nivel. Sot e kishim strategji që do të luanim ballë për ballë me Bylisin. Ka tranzicione të mira. Do të përgjigjeshim edhe ne me të njëjtën mënyrë. Na doli pak a shumë strategjia.

Skenderbeu 1-1 Bylis

Rasti i humbur në fund:Të gjithë lojtarët humbin situata të tilla. Nganjëherë nuk është e duhur të zgjedhës këndet e portës, mund ta kalonte topin shumë pranë këmbëve të portierit. Kishim 2-3 raste të pastra. Mua më pëlqen fakti që ekipi ka prodhuar lojë. Ka një gjendje të mirë.Kemi pasur 2 lojtarë të rinj si Pusi dhe Mensah, që u prezantuan mirë. Janë 2 forca më shumë që i shtohen pjesës tjetër të grupit u shpreh Daja.

Skënderbeu-Bylis/ Dueli i rasteve të humbura,falet fitorja në fund … (VIDEO)

 

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Skënderbeut dhe Bylisit e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore.Korçarët e Ilir Dajës, vijnë në këtë përballje pas disfatës në transfertë ndaj Laçit, ndërkohë që ballshiotët, barazuan në shtëpi ndaj Vllaznisë.Nuk mungojnë surprizat në formacion. Mungojne Krasniqi dhe Ndecki.Trajneri Daja ka rikthyer në mesfushë Bruno Ditën, ndërkohë që Pëllumbi dhe Pollozhani formojnë dyshen e qendrës. Surpriza edhe në sulm. U mendua se do të ishte Gripshi në majën e repartit ofensiv, por tekniku i skuadrës korçare i ka besuar talentit shkodran Belajdi Pushi.

Skënderbeu-Bylis

Në Korçë nuk i besojnë syve për faktin sesi nuk kanë dalë me tre pikë në përballjen ndaj Bylisit. Ndeshja ka përfunduar në shifrat 1-1, por një dramë e vërtetë ishte ajo që përjetoi trajneri Daja me emocionet deri në sekondën e fundit.

Gripshi fali një gol të sigurt në minutën e fundit të takimit, teksa i vetëm me portierin kundërshtar, e ka dërguar topin jashtë. Këtë nuk mundi ta besonte as vetë protagonisti në fjalë, që u bë gati për të festuar.Por fati e tradhëtoi, ashtu siç do të bënte edhe me Bregun, që do të humbiste një tjetër rast të pastër më herët. Ndërkohë goli i parë erdhi nga Dita nga pika e penalltisë në minutën e 68, ndërsa Bylisi arriti të barazonte me Gaston në të 86.

Skënderbeu-Bylis

KOMENTI LIVE:

FT: SKËNDERBEU – BYLIS 1-1

Dita 70′ (p) / Gaston 86′

90+5′ E pabesueshme çfarë ka humbur Gripshi vetëm për vetëm me portierin Hidin, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Vendosin duart në kokë korçarët.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

86′ GOOOOL BYLISI 1-1/ Vendoset baraspesha në Korçë, Gaston mposht portierin Koliç, me një gjuajtje të bukur brenda zonës, duke shtangur korçarët.

79′ Pranë golit Bylisi, shpëton për mrekulli porta e Skënderbeut. Pas një harkimi nga këndi, një prej futbollistëve të Bylisit gjuan me kokë, por topi shkon mbi traun e portës. Krijohet iluzioni i golit në Korçë.

75′ Nuk mungon tensioni në Korçë, ndeshja ndërpritet për disa minuta, pas një tensioni më pankina. Lojtarët e Bylisit kërkuan të linin fushën, më pas takimi rifilloi normalisht.

70′ GOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Kapiteni Bruno Dita kalon në avantazh korçarët nga pika e bardhë e penalltisë. Dita feston dhe puth stemën (VIDEO) 👏

68′ Penallti për Skënderbeun. Dejvi Bregu rrëzohet në zonë pas një kontakti me Peposhin, për gjyqtarin Shahini nuk ka dyshime, 11-metërsh për korçarët. Protestojnë ballshiotët. 

67′ E pabesueshme çfarë humbet Dejvi Bregu i vetëm përballë portierit Hidi, teksa e ka dërguar topi mbi kuadrat. Nuk iu beson syve vlonjati.

53′ Bregu lëviz bukur nga e djathta, provon të surprizojë Isli Hidin me një gjuajtje, por topi shkon mbi traversë.

48′ Tjetër mundësi shënimi për korçarët me Pusin, por gjujajta e sulmuesit korçar ndalet nga Hidi.

47′ E pabesueshme çfarë humbet Skënderbeu. Heroi i Bylisit quhet Vinsente, i cili largon topin që po i drejtohej rrjetës pas gjuajtjes së Pusit., duke bërë shpëtimtarin.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacione.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ Goditje dënimi për Skënderbeun, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Pusit. Kroson Dejvi Bregu, topi mbetet në rrëmujë, por nuk përfitojnë korçarët.

33′ Moment i diskutueshëm në Korçë. Futbollistët e Skënderbeut pretendojnë për 11-metërsh, por për gjyqtarin Shahini ndërhyrja ka qenë jashtë zonës. Provon Bregu, por nuk e gjen dot portën.

29′ Fantastik portieri i Bylisit, Isli Hidi, i cili ka fluturuar në trekëndësh, duke ndalur gjuajtjen fantastike të Taipit. Topi shkon në këndore. Kroson Bregu, për Pollozhanin, i cili me kokë nga brenda zonës, e dërgon topin ngjitur me shtyllën.

21′ Tjetër  kërcënim i Bylisit. Ndreca shkarkon të majtë, topi merr një trajetore të çuditshme dhe shkon te Munoz, i cili nuk e devijon siç duhet me kokë.

19′ Aksion fantastik për Skënderbeun, Bicaj largon topi nga vija fatale, pas një gjuajtje me kokë të Gripshit nga brenda zonës.

15′ Sërish rrezikshëm Bylisi, provon Ndreca me një gjuajtje të befasishme, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të portierit Koliçi.

14′ Goditje këndi për Skënderbeun, kroson Bregu në shtyllën e parë, por pastrojnë miqtë.

8′ Skënderbeu kërkon të fitojë terren, duke shtyrë përpara, por të vendosur mjaft mirë në mbrojtje futbollistët e skuadrës ballshite.

1′ Ka startuar sfida.

KOMENTI LIVE: 

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Pollozhani, Pëllumbi, Imami, Dita, Taipi, Elezi, Bregu, Gripshi, Pusi. Trajner: Ilir Daja.

BYLISI: Hidi, Visente, Shkalla, Bicaj, Peposhi, Ntephe, Mëllugja, Murataj, Munoz, Ndreca, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan.

GJYQTARË: Klodian Shahini, Egin Doda, Alfred Shkreta (TIRANË)

ILIR DAJA :Jashanica është blerja më e mirë,neser për të marrë tre pikët

 

Skënderbeu do të përballet ditën e nesërme me Bylisin në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Korçarët do të kërkojë të rikthehen te fitorja pas disfatës në transfertë ndaj Laçit.

Tekniku i Skënderbeut, Ilir Daja, doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp para gazetarëve, ku foli në lidhje me sfidën e nesërme, duke u shprehur:

Ilir Daja

SFIDA NDAJ BYLISIT- “Kemi të gjithë kontingjentin në dispozicion në ndeshjen e nesërme kundër Bylisit, përveç Krasniqit, por është rikuperuar Pëllumbi mbas mungesës së kishim. Vijmë nga një manovër e konsoliduar e shprehur edhe në këto tre javë e para në pjesën e dytë të kampionatit. Përballë kemi një ekip që nuk quhet surprizë por që me plot meritë është në vendin e katërt. Po të shikoni edhe golat e shënuar dhe golat e pësuar, është ekipi që renditet në vendin e katërt për golat e shënuar dhe po në vendin e katërt për golat e pësuar.

Ka pika të fortë, por ashtu siç ka pika të forta ka edhe pika jo të forta. Kështu, ne do na duhet që t’i shfrytëzojmë sepse gjatë kësaj jave kemi punuar, pavarësisht kushteve të vështira në stërvitje për shkak të borës që ka mbuluar gjithë Korçën. Bylisi është një ekip që luan në grup dhe nëse duhet të shkojmë te fitorja, atëherë edhe ne duhet të luajmë edhe ne në grup. Do japim maksimumin për të marrë tre pikët.

Duhet të jemi të kujdesshëm sepse në dy ndeshjet e para është një fitore e Bylisit në Korçë dhe një fitore e jona në Ballsh. Do të thotë është 50 me 50. Ekipi që do të sakrifikojë më shumë nesër do të shkojë drejt 3 pikëshit. Shpresoj që të jemi ne ata që të sakrifikojmë më shumë. Sakrifica duhet të jetë në vend të parë

GABIMET E GJYQTARËVE- “Skënderbeu është nga ekipet që është dëmtuar më shumë deri në këtë moment, dhe në favorin tonë nuk ka të njëjtat gjëra. Kjo ka ndodhur me vazhdimësi. Sigurisht, që Federata e Sektori i Arbitrave duhet të bëjnë një analizë dhe të marrin përgjegjësi, jo për Skënderbeun por për vazhdimësinë e kampionatit.

RENDITJA– Me qenë se ka dhe shumë ndeshje, më mirë që nuk mbyllet këtu kampionati, sepse kemi shumë pikë për të rikuperuar. Duhet të ndryshojmë pozicionin në tabelën e klasifikimit. T’i marrim të gjitha ndeshjet me të njëjtin motivim, siç kemi bërë me ekipet që janë në vendet e para në renditje, për të ndryshuar renditjen. Kontigjenti që kemi në dispozicion e mundëson diçka të tillë dhe shpresojmë të ndryshojmë në javët e mbetura.

AFRIMET NË MERKATO- Rifillimi i Jashanicës është blerja më e mirë. Nuk e kemi edhe për disa javë. Përveç Imamit që ka eksperiencë, lojtarët e tjerë të afruar janë me moshë shumë të re dhe duan kohën e tyre për t’u përshtatur dhe për t’u bërë pjesë organike e manovrës. Po punojmë edhe në mënyrë të diferencuar që koha të jetë sa më e shkurtër dhe të bashkohen. Kemi nevojë për çdo lojtarë.

GJENDJE E KRASNIQIT– Është mungesë e sigurt për nesër. Krasniqi ka filluar stërvitjen me grupin por jo të plotë. Shpresojmë të jetë gati për ndeshjen e javës tjetër. Kemi menduar që ndoshta nuk mund ta zëvendësojmë me të njëjtin pozicion, duke startuar me një lojtar të ri, por duke ndryshuar manovrën, që të ndihet më pak mungesa. ”, u shpreh Daja.

Ronaldo feston 35-vjetorin, Georgina i dhuron bishën 180 mijë euroshe (video)

 

Georgina Rodríguez i dhuroi Cristiano Ronaldos një makinë luksoze për ditëlindjen e 35-të. Gjithçka ndodhi në dyert e një restoranti të njohur në Torino. “Urime për njeriun e jetës sime! Sa të etur për ta transportuar dashurinë tonë përmes dhuratës suaj”, – shkroi Georgina.

Dhurata e partneres së yllit portugez, sikurse duket në video, ishte e mbështjellë me një fjongo gjigante të kuqe. Bëhet fjalë për një “Mercedes Benz AMG G63″, me vlerë më shumë se 180.000 euro.

Cristiano Ronaldo

Modelja e regjistroi momentin e befasisë për të dashurin e saj dhe e ndau atë për ndjekësit në Instagram. Cristiano Ronaldo mbërriti në restorantin “Casa Fiore” i shoqëruar nga Georgina dhe Cristiano Ronaldo Jr., të dy të veshur në mënyrë perfekte për rastin. Duket se sulmuesi i Juventusit nuk priste që të merrnin pjesë edhe miqtë e tij më të mirë në këtë darkë, por ata e befasuan me urimet njëri pas tjetrit, “gëzuar ditëlindjen”.

Dita “injoron” arbitrat, Ne flasim në fushë,jam i Skënderbeut, do të vazhdoj të jap më të mirën time

 

Kapiteni i Skënderbeut Bruno Dita beson se skuadra korçare do të bëjë më mirë në dy fazat e fundit të kampionatit.Në një prononcim për “RTSH Sport”, futbollisti kryeqytetas la mënjanë kritikat ndaj gjyqtarëve, veçanërisht për takimin e fundit që bardhekuqtë zhvilluan kundër Laçit, sfidë në të cilën korçarëve iu mohua një penallti.

Bruno Dita

“Sfida përballë Bylisit – Shpresojmë që të mos bëjmë gabime dhe t’ia dalim falë dhe mbështetjes së tifozëve. Është një ndeshje e vështirë, sepse dihet si luan Bylisi edhe jashtë fushës. Ne duam fitoren.

Kritikat ndaj gjyqtarëve – Është një moment gjatë ndeshjes. Gjyqtarët gjykojnë dhe vendosin. Ne si lojtarë duhet të flasim në fushë.

Karriera më tej – Jam i Skënderbeut, do të vazhdoj të jap më të mirën time dhe të respektoj kontratën që kam me klubin.

Renditja – Pozicioni na shqetëson pak, por edhe ekipet e tjera janë larg. Me një fitore mund të shkosh deri në vendin e katërt. Mendoj se në këtë pjesë ne do të jemi më solid sepse edhe grupi është konsoliduar dukshëm, ndryshe nga fillimi i këtij sezoni”, përfundoi futbollisti i Skënderbeut Bruno Dita.

Igli Tare merr te Lazio edhe ish-lojtarin e Skënderbeut

 

Mesfushori i talentuar Shqiptar,Dean Liço ka ndryshuar ekip, teksa tashmë do të jetë pjesë e Lacios. Kjo është konfirmuar nga vetë futbollsiti, i cili nëpërmjet faqes zyrtare në “Instagram” ka njoftuar se do të jetë pjesë e klubit të njohur italian.Igli Tare vazhdon ta mbushë akademinë e Lazios me futbollistë shqiptarë. I radhës është talenti korçar, Dean Liço, i cili është bashkuar së fundmi me ekipin italian.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ish-lojtari i Skënderbeut shihet duke hedhur firmën te Lazio, teksa shkruan me krenari që do t’i bashkohet lacialëve.

Mesfushori i talentuar pjesë  e Kombëtares së Shqipërisë,në fillimin e këtij viti ishte duke u stërvitur me ekipin e Skënderbeut,nderkohe kishte gjetur  edhe akord me ekipin e Peruxhias në Itali, por tashme situata ka ndryshuar .

Papritur vjen një lajm i ri nga Dean Liço, që ka hedhur një hap të madh në karrierë duke u bashkuar me një nga ekipet më të mëdha italiane,  Lazion .19 vjeçari  i talentuar vazhdon në gjurmët e babait të tij Gentjan Liço, futbollistit të njohur dhe ish kapitenit të Skënderbeut që prej vitesh mban pozicionin e zëvendës trajnerit te Skënderbeu.

Ronaldo feston ditëlindjen e 35-të: Ende ndihem i fortë, mund të luaj edhe pesë vjet

 

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, sot po e feston ditëlindjen e tij të 35-të, përderisa parametrat fizik tregojnë se ai e ka trupin e një 28-vjeçarit, sipas Tuttosport. Kjo bën që Ronaldo të besojë se mund të vazhdojë të luajë deri në moshën 40-vjeçare.

Ylli portugez ka qenë jetësor për Juventusin këtë sezon dhe aktualisht është në seri prej nëntë ndeshjeve radhazi duke shënuar gol.

Cristiano Ronaldo Cr 7

Golat e tij kundër Fiorentinës fundjavën e kaluar e çuan atë në 19 gola në 19 ndeshje të Serie A këtë sezon dhe Tuttosport zbulon se parametrat e tij fizikë nuk po tregojnë asnjë shenjë të moshës së tij aktuale.35-vjeçari më parë pretendoi se ai do të ndalet vetëm nëse do të kishte mungesë “motivimi”.

Cr 7

Shumë do të varet nga sa bie unë. Flas për motivimin tim. Sepse nuk do të ketë kurrë problem fizike”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

Me një video nga stërvitjet me nje super formë….Ronaldo ia uron vetes ditëlindjen 

Jam duke e trajtuar veten mirë dhe mendoj se mund të luaj me siguri deri në moshën 40 vjeçare. Faktori më i rëndësishëm, sinqerisht, do të jetë psikologjik”.Ai do ta bëjë dallimin. Në çfarëdo rasti, gjithçka ka një fillim dhe një fund, kështu që natyrisht se unë s’do të luajë përjetësisht. Por, ndihem mjaftueshëm i fortë për të vazhduar të fitoj tituj të rëndësishëm”.

MOVIOLA LAÇI-SKËNDERBEU/pikantet e ndeshjes

 

Ndeshja e djeshme mes Laçit dhe Skënderbeut u gjykua nga kryesori Olsid Ferataj, ndërsa asistentë të tij ishin Rudin Preça dhe Marjus Qose. Gjykimi mund të thuhet se ndikoi në rezultat, pasi në fundin e pjesës së parë skuadrës korçare iu mohua një penallti e pastër.

39′ Ndeki kroson në zonë, aty ku Daja hidhet për të kapur topin me kokë, por mbahet prej fanelle nga Ignjatoviç. Me të drejtë mesfushori i Skënderbeut pretendon për penallti, por çuditërisht kryesori Ferataj dhe anësori Qose, që kishte një pamje edhe më të qartë, nuk sinjalizojnë për faull. Një penallti e mohuar për Skënderbeun.

MUZAKA – Në tribunën VIP ka tërhequr vëmendjen prania e kapitenit të Skënderbeut, Gjergji Muzaka, i cili prej tre muajsh është jashtë fushave prej operacionit në gju. Ai ishte në krah të presidentit Ardjan Takaj, i cili shoqërohej nga homologu i tij, Pashk Laska.

XHIXHA – Një goditje dënimi e Skënderbeut nga rreth 18 metra distancë me portën shkaktoi momente humori në stadiumin e Laçit. Përveç murit mbrojtës të përbërë nga 6 lojtarë, pas tyre i shtrirë ishte Xhixha. Kurbinasit menduan se Bregu do të godiste tokazi, por s’ndodhi ashtu.

Laçi-Skenderbeu

Humbje në Laç…të pasaktë në metrat e fundit….pavarësisht përpjekjeve

 

Laçi ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Skënderbeut. Ekipi i drejtuar nga Armando Cungut ia ka dalë falë golit të Redon Xhixhës.Ky i fundit ka gjetur rrjetën në minutën e 52, në të vetmen hapësirë që iu lejua në zonën kundërshtare. Pavarësisht përpjekjeve të korçarëve për të barazuar rezultatin, janë treguar të pasaktë në metrat e fundit.“U ndje mungesa e Krasniqit,qe eshte sulmues i parë.Goli eshte mare nga një goditje standarte, me një mungesë vëmendje.Ekipi ka  pasur shanset për të shënuar, por në fund fare ky është futbolli.Sot ekipi nuk u dorëzua për asnjë moment dhe gjatë gjithë kohës loja ishte në ekuilibër.

Daja ka zgjedhur që të hedhë në fushën e lojës ne mësfushë Dajën, Elezin dhe Taipin. Ndërsa në sulm ka vendosur Gripshin në vend të Krasniqit, që do të ketë në shoqërinë e tij Bregun dhe Ndekin.

KOMENTI LIVE:

LIVE| LAÇI-SKËNDERBEU 1-0

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe kapiteni Dita.

85′ Minuta mjaft të mira për korçarët që kanë shtyrë para në kërkim të golit të barazimit, ndëkohë që Laçi mbron me forca të shumta.

82′ Zëvendësim i dytë te Skënderbeu, largohet nga fusha Daja, në lojë shkodrani Pusi.

80′ Tjetër pretendim i Skënderbeut për penallti, por nuk është

74′ Mundësi e artë për korçarët. Ndeki dhuron spektakël nga krahu i djathtë, provon të shërbejë për Marën, por ky i fundit nuk arrin pasi është me një kohë vonesë.

73′ Zëvendësim te Skënderbeun, largohet Elezi, vendin e tij e zë Uerdi Mara.

66′ Bruno Dita dhe portieri Koliçi për pak sa nuk shkaktojnë një autogol. Me fatë korçarët në këto momente.

60’ Skënderbeu hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit. Gripshi provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon drejt e në duart e portierit Stazhilla.

52′ GOOOL LAÇI 1-0/ Zhbllokohet sfida. Redon Xhixha kalon në avantazh kurbinasit, me një gjuajtje mjaft të bukur brenda zonës, i harruar nga mbrojtësit e Skënderbeut, sulmuesi nuk fal, duke e dërguat topin në trekëndësh.

46′ Starton pjesa e dytë, Skënderbeu e nis menjëherë në sulm, duke kërcënuar ndjeshëm portën e Stazhillës

44′ Ndeki fiton një faull në zonë mjaft të favorshme. Provon Dejvi Bregu, por topi devijohet në këndore! Korçarët pretendojnë për penallti.

25′ Pranë golit Laçi, shtylla i vjen në ndihmë portierit Koliçi, pas gjuajtjes së Xhixhës.

21′ Fantastik portieri Stazhilla, i cili shpëton portën nga një gol i sigurt, pas një skeme fantastike të korçarëve. Gardiani i skuadrës kurbinase ndal gjuajtje e Pollozhanit.

12′ Kundërpërgjigjet Laçi. Greca harkon bukur në zonë për Nuabuezen, largojnë futbollistët e Skënderbeut, topi shkon te Shehu, i cili provon me një goditje, por kontrollon pa problem Koliçi.

10′ Goditje dënimi për Skënderbeun, kroson Gripshi, por topi kontrollohet nga portierti Stazhilla.

2′ Korçarët e nisin në sulm, duke fituar goditjen e parë nga këndi.

1′ Ka startuar sfida!

Laçi-Skënderbeu

Formacionet zyrtare:

Laçi: Stazhila, Fangaj, Ignjatovic, Gjoni, Ceka, Shehu, Deliu, Rapo, Xhixha, Greca, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu.

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Daja, Elezi, Taipi, Ndeki, Bregu, Gripshi. Trajner: Ilir Daja.

 

Krasniqi “alarmon” Skënderbeun, Daja me plan B për sfidën në Laç

 

Blerim Krasniqi duket se është shqetësimi më i madh i Skënderbeut në prag të ndeshjes delikate kundër Laçit, që do të luhet nesër në orën 14:00 në transfertë. Sulmuesi kryesor po bën me dhimbje koke stafin teknik, pasi dëmtimi i pësuar në minutat e fundit të ndeshjes kundër Flamurtarit vazhdon ta mbajë ende jashtë stërvitjes.

Blerim Krasniqi

Tërheqja muskulore, pavarësisht se nuk ishte e një grade të lartë, vijon të krijojë shqetësime te sulmuesi kavajas, që duket se nuk ia del dot për të qenë i gatshëm në këtë takim. Infermieria bardhekuqe është duke bërë të pamundurën, që të paktën Krasniqi të jetë në stol për të hyrë në fushë në rast nevoje në lojë e sipër, por vetë stafi teknik nuk kërkon që të rrezikojë një dëmtim më të madh. Angazhimi duket maksimal për të gjetur zëvendësuesin e qendërsulmuesit në këtë takim.

Belajdi Pusi ose Elvi Berisha, të afruar në merkaton e verës, mund të marrin një fanellë titullari në këtë takim, pasi nuk janë bërë ende pjesë organike e grupit. Pasi ka studiuar DVD-të e ndeshjeve të fundit të Laçit, trajneri u ka dhënë detyra specifike lojtarëve për të mbyllur në kohën e duhur hapësirat në prapavijë, në mënyrë që të izolojnë rrezikun që kanoset nga Nuabueze.

Ky i fundit i ka hapur shumë probleme Skënderbeut në Korçë, prandaj dhe Dita & CO duhet ta mbajnë sa më larg zonës. Nga ana tjetër, kryepankina korçare ka filluar të mendojë edhe për riorganizimin e repartit të sulmit, i cili me problemet e Krasniqit duket se do të pësojë shumë ndryshime.

GRIPSHI SI XHOL

Nazmi Gripshit

Gjatë përgatitjeve të ditëve të fundit në Durrës, trajneri Ilir Daja ka provuar në majë të ofensivës disa lojtarë. “Panorama Sport” mëson se kreu i pankinës duket se është i vendosur që t’i besojë rolin e qendërsulmuesit Nazmi Gripshit. Më tepër bëhet fjalë për një “9 false”, duke shfrytëzuar shpejtësinë e durrsakut.

Me Bregun në njërin krah dhe Ndekin në krahun tjetër, Daja e sheh të plotësuar ofensivën e Skënderbeut në Laç. Mirëpo, me zhvendosjen e Gripshit në majë të sulmit, korçarët do të duhet të ndërtojnë edhe mesfushën, atje ku me shumë mundësi do të ketë nga një fanellë titullari për Elezin, Dajën dhe Taipin. Prapavija mbetet zona më e qetë, pasi do të luajë katërshja e zakonshme, e përbërë nga Dita e Pollozhani në qendër dhe Imami e Meksi nga krahët. Ndërkohë, në Laç skuadra korçare do të vuajë edhe mungesën e Pëllumbit, i cili ende nuk është riaftësuar.Panorama Sport

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu blindon repartin ofensiv, korçarët firmosin me tre sulmues

 

Skënderbeu e mbyll merkaton me gjashtë afrime dhe tre lojtarë që u zyrtarizuan vetëm ditën e djeshme. Pas mbrojtësit të majtë, Eni Imami, klubi korçar firmosi me tre lojtarë që luajnë në repartin ofensiv, pikërisht qendërsulmuesi shkodran, Belajdi Pusi, si dhe sulmuesit e krahut: Beli Lukaj dhe Elvi Berisha. Nëse Pusi ka dy javë që stërvitet me korçarët dhe nuk përbënte ndonjë risi firma e tij, e kundërta mund të thuhet për dy të tjerët, të cilët vijnë nga aventura te Lacio dhe Laçi.

“Panorama Sport” zbuloi se sulmuesi i krahut të majtë, Lukaj, i lindur në Zvicër dhe i grumbulluar me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë, ka arritur marrëveshjen me korçarët. Bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare me sulmuesin 20-vjeçar, që vjen nga të rinjtë e Lacios.

Beli Lukaj

Ai ka qenë te skuadra bardhekaltër në këto dy vitet e fundit, ndërsa është formuar si lojtar tek Argau në Zvicër, duke qenë pjesë e ekipeve të moshave deri në U-18. Më pas ra në sytë e Lacios dhe pas dy viteve në Itali, tashmë do të luajë për Skënderbeun. Presidenti Takaj është i bindur se ka afruar një lojtar shumë interesant, që është një sulmues tipik i majtë. Në Korçë shpresojnë se i riu do të shpërthejë me fanellën bardhekuqe, me synimin për t’u shitur më pas në një klub të huaj. Kjo është edhe vetë strategjia e klubit me lojtarët e rinj.

Elvi Berisha është afrimi i radhës i Skënderbeut, teksa vjen pas aktivizimit për afro një vit te Laçi. Me fanellën e kurbinasve 20-vjeçari nuk gjeti hapësirat e duhura dhe u largua që në muajin dhjetor. Tashmë ai do të jetë një forcë më tepër për krahët e sulmit të bardhekuqve.

Elvi Berisha

Berisha debutoi në futbollin profesionist me Tiranën tri vite më parë, teksa bëhet fjalë për një lojtar që është kontingjent i ekipeve kombëtare të moshave. Për pak muaj Berisha ishte pjesë e Leganesit në Spanjë, por pa mundur të bëjë karrierë.

Ndërsa qendërsulmuesi Pusi shihet si alternativa më e mirë për të zëvendësuar Blerim Krasniqin. Shkodrani vjen pas aktivizimit te Vllaznia, aty ku nuk i besuan shumë dhe tashmë kërkon të ketë minutat e duhura me korçarët, në mënyrë që të tregojë potencialin që ka.

LARGIMET

Në orët e fundit të merkatos janë federuar edhe mesfushorët nga Gana, Alfred Mensah dhe Randi Xhunfo, që prej kohësh stërviten me Skënderbeun.

Dje klubi ka larguar mesfushorin kosovar, Malsor Ajeti, i cili nuk pati hapësira dhe tashmë do të gjejë një skuadër tjetër. Ndërsa dilema të mëdha ka për sulmuesin Arbnor Muja, i cili me shumë mundësi sot do të huazohet në një skuadër tjetër, ndoshta në Superligën e Kosovës.Panorama Sport

Georgina Rodriguez në një rrëfim ndryshe: Ronaldo i vetmi që…Nuk ka rivalë

 

E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka bërë një rrëfim ndryshe për numrin e ri të ‘Grazia’, ndërsa foli për lidhjen e saj me futbollistin e njohur.Ajo tha se dridhej para tij në fillimet e tyre dhe se ai është i vetmi lojtar futbolli që arrin ta entuziazmojë gjatë një ndeshje futbolli.

Para tij dridhesha e tëra, por u ndez një shkëndijë. Kristiano është i vetmi që arrin të më entuziasmojë gjatë një ndeshjeje futbolli. Kam fatin të jem partnerja e lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave. Kur është në fushë të bën të përjetosh një pafundësi emociones. Nuk ka rivalë”. thaGeorgina.

Georgina Rodriguez & Cr7

E BUJSHME/ Sulmuesi “Kuq e Zi” i bashkohet kampionëve, 21-vjeçari shqiptar firmos me Juventusin

 

Giacomo Vrioni, sulmuesi i kombëtares shqiptare, është zyrtarisht pjesë e klubit të Juventusit në Itali. Futbollisti i datëlindjes 1998 ka firmosur me kampionët e Italisë, ndërsa do të jetë pjesë e ekipit të U-23.

21-vjeçari që nga 2015 ka qenë pjesë e Sampdoria-s, ndërsa më pas ka luajtur me skuadra si Pistoise, Venecia dhe Cittadella. Sezonin e fundit në Seria B Vrioni është aktivizuar në katër ndeshje, ndërsa tani do të ketë mundësinë të tregojë vlerat me bardhezinjtë.

Vrioni ka shtetësinë shqiptare dhe nënshtetësinë italiane, ndërsa në formimin e tij si futbollist numëron paraqitje edhe me ekipet e moshave të kombëtares ‘axurre’.

Giacomo Vrioni