Skënderbeu-Bylis/ Dueli i rasteve të humbura,falet fitorja në fund … (VIDEO)

 

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Skënderbeut dhe Bylisit e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore.Korçarët e Ilir Dajës, vijnë në këtë përballje pas disfatës në transfertë ndaj Laçit, ndërkohë që ballshiotët, barazuan në shtëpi ndaj Vllaznisë.Nuk mungojnë surprizat në formacion. Mungojne Krasniqi dhe Ndecki.Trajneri Daja ka rikthyer në mesfushë Bruno Ditën, ndërkohë që Pëllumbi dhe Pollozhani formojnë dyshen e qendrës. Surpriza edhe në sulm. U mendua se do të ishte Gripshi në majën e repartit ofensiv, por tekniku i skuadrës korçare i ka besuar talentit shkodran Belajdi Pushi.

Skënderbeu-Bylis

Në Korçë nuk i besojnë syve për faktin sesi nuk kanë dalë me tre pikë në përballjen ndaj Bylisit. Ndeshja ka përfunduar në shifrat 1-1, por një dramë e vërtetë ishte ajo që përjetoi trajneri Daja me emocionet deri në sekondën e fundit.

Gripshi fali një gol të sigurt në minutën e fundit të takimit, teksa i vetëm me portierin kundërshtar, e ka dërguar topin jashtë. Këtë nuk mundi ta besonte as vetë protagonisti në fjalë, që u bë gati për të festuar.Por fati e tradhëtoi, ashtu siç do të bënte edhe me Bregun, që do të humbiste një tjetër rast të pastër më herët. Ndërkohë goli i parë erdhi nga Dita nga pika e penalltisë në minutën e 68, ndërsa Bylisi arriti të barazonte me Gaston në të 86.

Skënderbeu-Bylis

KOMENTI LIVE:

FT: SKËNDERBEU – BYLIS 1-1

Dita 70′ (p) / Gaston 86′

90+5′ E pabesueshme çfarë ka humbur Gripshi vetëm për vetëm me portierin Hidin, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Vendosin duart në kokë korçarët.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

86′ GOOOOL BYLISI 1-1/ Vendoset baraspesha në Korçë, Gaston mposht portierin Koliç, me një gjuajtje të bukur brenda zonës, duke shtangur korçarët.

79′ Pranë golit Bylisi, shpëton për mrekulli porta e Skënderbeut. Pas një harkimi nga këndi, një prej futbollistëve të Bylisit gjuan me kokë, por topi shkon mbi traun e portës. Krijohet iluzioni i golit në Korçë.

75′ Nuk mungon tensioni në Korçë, ndeshja ndërpritet për disa minuta, pas një tensioni më pankina. Lojtarët e Bylisit kërkuan të linin fushën, më pas takimi rifilloi normalisht.

70′ GOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Kapiteni Bruno Dita kalon në avantazh korçarët nga pika e bardhë e penalltisë. Dita feston dhe puth stemën (VIDEO) 👏

68′ Penallti për Skënderbeun. Dejvi Bregu rrëzohet në zonë pas një kontakti me Peposhin, për gjyqtarin Shahini nuk ka dyshime, 11-metërsh për korçarët. Protestojnë ballshiotët. 

67′ E pabesueshme çfarë humbet Dejvi Bregu i vetëm përballë portierit Hidi, teksa e ka dërguar topi mbi kuadrat. Nuk iu beson syve vlonjati.

53′ Bregu lëviz bukur nga e djathta, provon të surprizojë Isli Hidin me një gjuajtje, por topi shkon mbi traversë.

48′ Tjetër mundësi shënimi për korçarët me Pusin, por gjujajta e sulmuesit korçar ndalet nga Hidi.

47′ E pabesueshme çfarë humbet Skënderbeu. Heroi i Bylisit quhet Vinsente, i cili largon topin që po i drejtohej rrjetës pas gjuajtjes së Pusit., duke bërë shpëtimtarin.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacione.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ Goditje dënimi për Skënderbeun, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Pusit. Kroson Dejvi Bregu, topi mbetet në rrëmujë, por nuk përfitojnë korçarët.

33′ Moment i diskutueshëm në Korçë. Futbollistët e Skënderbeut pretendojnë për 11-metërsh, por për gjyqtarin Shahini ndërhyrja ka qenë jashtë zonës. Provon Bregu, por nuk e gjen dot portën.

29′ Fantastik portieri i Bylisit, Isli Hidi, i cili ka fluturuar në trekëndësh, duke ndalur gjuajtjen fantastike të Taipit. Topi shkon në këndore. Kroson Bregu, për Pollozhanin, i cili me kokë nga brenda zonës, e dërgon topin ngjitur me shtyllën.

21′ Tjetër  kërcënim i Bylisit. Ndreca shkarkon të majtë, topi merr një trajetore të çuditshme dhe shkon te Munoz, i cili nuk e devijon siç duhet me kokë.

19′ Aksion fantastik për Skënderbeun, Bicaj largon topi nga vija fatale, pas një gjuajtje me kokë të Gripshit nga brenda zonës.

15′ Sërish rrezikshëm Bylisi, provon Ndreca me një gjuajtje të befasishme, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të portierit Koliçi.

14′ Goditje këndi për Skënderbeun, kroson Bregu në shtyllën e parë, por pastrojnë miqtë.

8′ Skënderbeu kërkon të fitojë terren, duke shtyrë përpara, por të vendosur mjaft mirë në mbrojtje futbollistët e skuadrës ballshite.

1′ Ka startuar sfida.

KOMENTI LIVE: 

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Pollozhani, Pëllumbi, Imami, Dita, Taipi, Elezi, Bregu, Gripshi, Pusi. Trajner: Ilir Daja.

BYLISI: Hidi, Visente, Shkalla, Bicaj, Peposhi, Ntephe, Mëllugja, Murataj, Munoz, Ndreca, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan.

GJYQTARË: Klodian Shahini, Egin Doda, Alfred Shkreta (TIRANË)