MOVIOLA LAÇI-SKËNDERBEU/pikantet e ndeshjes

 

Ndeshja e djeshme mes Laçit dhe Skënderbeut u gjykua nga kryesori Olsid Ferataj, ndërsa asistentë të tij ishin Rudin Preça dhe Marjus Qose. Gjykimi mund të thuhet se ndikoi në rezultat, pasi në fundin e pjesës së parë skuadrës korçare iu mohua një penallti e pastër.

39′ Ndeki kroson në zonë, aty ku Daja hidhet për të kapur topin me kokë, por mbahet prej fanelle nga Ignjatoviç. Me të drejtë mesfushori i Skënderbeut pretendon për penallti, por çuditërisht kryesori Ferataj dhe anësori Qose, që kishte një pamje edhe më të qartë, nuk sinjalizojnë për faull. Një penallti e mohuar për Skënderbeun.

MUZAKA – Në tribunën VIP ka tërhequr vëmendjen prania e kapitenit të Skënderbeut, Gjergji Muzaka, i cili prej tre muajsh është jashtë fushave prej operacionit në gju. Ai ishte në krah të presidentit Ardjan Takaj, i cili shoqërohej nga homologu i tij, Pashk Laska.

XHIXHA – Një goditje dënimi e Skënderbeut nga rreth 18 metra distancë me portën shkaktoi momente humori në stadiumin e Laçit. Përveç murit mbrojtës të përbërë nga 6 lojtarë, pas tyre i shtrirë ishte Xhixha. Kurbinasit menduan se Bregu do të godiste tokazi, por s’ndodhi ashtu.

Laçi-Skenderbeu

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.