Dita “injoron” arbitrat, Ne flasim në fushë,jam i Skënderbeut, do të vazhdoj të jap më të mirën time

 

Kapiteni i Skënderbeut Bruno Dita beson se skuadra korçare do të bëjë më mirë në dy fazat e fundit të kampionatit.Në një prononcim për “RTSH Sport”, futbollisti kryeqytetas la mënjanë kritikat ndaj gjyqtarëve, veçanërisht për takimin e fundit që bardhekuqtë zhvilluan kundër Laçit, sfidë në të cilën korçarëve iu mohua një penallti.

Bruno Dita

“Sfida përballë Bylisit – Shpresojmë që të mos bëjmë gabime dhe t’ia dalim falë dhe mbështetjes së tifozëve. Është një ndeshje e vështirë, sepse dihet si luan Bylisi edhe jashtë fushës. Ne duam fitoren.

Kritikat ndaj gjyqtarëve – Është një moment gjatë ndeshjes. Gjyqtarët gjykojnë dhe vendosin. Ne si lojtarë duhet të flasim në fushë.

Karriera më tej – Jam i Skënderbeut, do të vazhdoj të jap më të mirën time dhe të respektoj kontratën që kam me klubin.

Renditja – Pozicioni na shqetëson pak, por edhe ekipet e tjera janë larg. Me një fitore mund të shkosh deri në vendin e katërt. Mendoj se në këtë pjesë ne do të jemi më solid sepse edhe grupi është konsoliduar dukshëm, ndryshe nga fillimi i këtij sezoni”, përfundoi futbollisti i Skënderbeut Bruno Dita.