Egnatia mund Skënderbeun 2-1/ Korçarët mbeten në fundin e tabelës

Egnatia vazhdon marshimin perfekt në Superiore. Tre ndeshje, tre fitore dhe kreu i vetëm i renditjes. Por më shumë se pikët, kampionët po tregojnë se dinë të fitojnë edhe kur ndeshja nuk shkon sipas skenarit. Përballë Skënderbeut, nga penalltia e humbur te avantazhi, barazimi dhe më pas goli vendimtar i Loukilit. Një tjetër provë karakteri për skuadrën e Nevil Dedes.

2-1 ndaj Skënderbeut dhe 9 pikë në tre javë. Egnatia përmbys një ndeshje të vështirë dhe konfirmon mentalitetin e kampiones. 

Egnatia nuk e pati të lehtë përballë Skënderbeut, por pikërisht këtu qëndron vlera e kësaj fitoreje. Korçarët patën mundësinë ideale për të kaluar në avantazh, por Bismark gaboi nga pika e bardhë. Vetëm pak minuta më vonë, Albanese nuk fali dhe i dha Egnatias epërsinë. Skënderbeu reagoi, fitoi një tjetër penallti dhe Nassr vendosi baraspeshën.

Kur ndeshja kërkon durim

Pjesa e dytë solli më shumë tension, por edhe një Egnatia që nuk hoqi dorë nga kërkimi i fitores. Kur ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit, Egnatia goditi në momentin vendimtar. Egnatia, provoi dhe e gjetën momentin përmes marokenit Loukili, që depërtoi mes mbrojtjes duke shfrytëzuar asistin e Albaneses. Korçarët protestuan për pozicion të parregullt, por pas kontrollit me VAR goli mbeti në fuqi.

Në minutat e fundit, Skënderbeu nuk gjeti forcën për të reaguar dhe Egnatia mori tre pikë të arta. Me këtë sukses, skuadra e Nevil Dedes shkon në fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe konsolidon më tej pozitat në krye të tabelës. 

“Abissnet Superiore”: Java 3
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Kreshnik Cjapi

FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsinani, Smajli, Sota, Ajeti, Aliyev, Yago, Kryeziu, Aleksi, Bakalli, Albanese, Montenegro. Trajner: Nevil Dede.
SKËNDERBEU: Alia, Lagonidis, Nasr, Bismark, Vangjeli, Janaqi, Drame, Grazhdani, Musa, Shaqe, Amadou. Trajner: Julian Ahmataj.

LIVE:
90+5′ Mbyllet 2-1 ndeshja.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.