Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas konfliktit të një dite më parë mes dy biznesmenëve në Vlorë, duke njoftuar një vendim të fortë të qeverisë: shpronësimin për interes publik të gjithë zonës ku ndodhi përplasja.
Rama e cilësoi ngjarjen si një konflikt “banal dhe brutal” dhe paralajmëroi se raste të tilla nuk do të tolerohen në zonat turistike.
Sipas kryeministrit, prona do të kthehet në aset publik dhe turistik, ndërsa në këtë hapësirë parashikohet krijimi i një parku të ullirit, ku do të ruhen varietete autoktone shqiptare dhe mesdhetare.
“Ne kemi vendosur ta shpronësojmë për interes publik”, deklaroi Rama, duke theksuar se zona synohet të shndërrohet në një hapësirë paqeje, informimi dhe turizmi.
