ILIR DAJA :Jashanica është blerja më e mirë,neser për të marrë tre pikët

 

Skënderbeu do të përballet ditën e nesërme me Bylisin në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Korçarët do të kërkojë të rikthehen te fitorja pas disfatës në transfertë ndaj Laçit.

Tekniku i Skënderbeut, Ilir Daja, doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp para gazetarëve, ku foli në lidhje me sfidën e nesërme, duke u shprehur:

Ilir Daja

SFIDA NDAJ BYLISIT- “Kemi të gjithë kontingjentin në dispozicion në ndeshjen e nesërme kundër Bylisit, përveç Krasniqit, por është rikuperuar Pëllumbi mbas mungesës së kishim. Vijmë nga një manovër e konsoliduar e shprehur edhe në këto tre javë e para në pjesën e dytë të kampionatit. Përballë kemi një ekip që nuk quhet surprizë por që me plot meritë është në vendin e katërt. Po të shikoni edhe golat e shënuar dhe golat e pësuar, është ekipi që renditet në vendin e katërt për golat e shënuar dhe po në vendin e katërt për golat e pësuar.

Ka pika të fortë, por ashtu siç ka pika të forta ka edhe pika jo të forta. Kështu, ne do na duhet që t’i shfrytëzojmë sepse gjatë kësaj jave kemi punuar, pavarësisht kushteve të vështira në stërvitje për shkak të borës që ka mbuluar gjithë Korçën. Bylisi është një ekip që luan në grup dhe nëse duhet të shkojmë te fitorja, atëherë edhe ne duhet të luajmë edhe ne në grup. Do japim maksimumin për të marrë tre pikët.

Duhet të jemi të kujdesshëm sepse në dy ndeshjet e para është një fitore e Bylisit në Korçë dhe një fitore e jona në Ballsh. Do të thotë është 50 me 50. Ekipi që do të sakrifikojë më shumë nesër do të shkojë drejt 3 pikëshit. Shpresoj që të jemi ne ata që të sakrifikojmë më shumë. Sakrifica duhet të jetë në vend të parë

GABIMET E GJYQTARËVE- “Skënderbeu është nga ekipet që është dëmtuar më shumë deri në këtë moment, dhe në favorin tonë nuk ka të njëjtat gjëra. Kjo ka ndodhur me vazhdimësi. Sigurisht, që Federata e Sektori i Arbitrave duhet të bëjnë një analizë dhe të marrin përgjegjësi, jo për Skënderbeun por për vazhdimësinë e kampionatit.

RENDITJA– Me qenë se ka dhe shumë ndeshje, më mirë që nuk mbyllet këtu kampionati, sepse kemi shumë pikë për të rikuperuar. Duhet të ndryshojmë pozicionin në tabelën e klasifikimit. T’i marrim të gjitha ndeshjet me të njëjtin motivim, siç kemi bërë me ekipet që janë në vendet e para në renditje, për të ndryshuar renditjen. Kontigjenti që kemi në dispozicion e mundëson diçka të tillë dhe shpresojmë të ndryshojmë në javët e mbetura.

AFRIMET NË MERKATO- Rifillimi i Jashanicës është blerja më e mirë. Nuk e kemi edhe për disa javë. Përveç Imamit që ka eksperiencë, lojtarët e tjerë të afruar janë me moshë shumë të re dhe duan kohën e tyre për t’u përshtatur dhe për t’u bërë pjesë organike e manovrës. Po punojmë edhe në mënyrë të diferencuar që koha të jetë sa më e shkurtër dhe të bashkohen. Kemi nevojë për çdo lojtarë.

GJENDJE E KRASNIQIT– Është mungesë e sigurt për nesër. Krasniqi ka filluar stërvitjen me grupin por jo të plotë. Shpresojmë të jetë gati për ndeshjen e javës tjetër. Kemi menduar që ndoshta nuk mund ta zëvendësojmë me të njëjtin pozicion, duke startuar me një lojtar të ri, por duke ndryshuar manovrën, që të ndihet më pak mungesa. ”, u shpreh Daja.