Skënderbeu tregon forcë, mposht me dy gola Egnatian kryesuese…

Skënderbeu ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt pjesëmarrjes në “Final Four” teksa ka mundur skuadrën kryesuese të Superiores, Egnatian, e cila është shumë larg asaj skuadre që kishte mahnitur në dy fazat e para. Të dy golat e kësaj sfide u shënuan nga Franklin Ahanonu. Me këtë fitore, Skënderbeu shkon në kuotën e 40 pikëve, duke qëndruar disi i qetë në “Final Four”,

ndryshe nga Egnatia që mbetet me 51 pikë, 2 më shumë se Vllaznia që do të luajë nesër përballë Kukësit.

SKËNDERBEU-EGNATIA 2-0
20′, 39′ Franklin

90’+1’ Aleksi gabon penalltinë duke dërguar sferën mbi traversë. (VIDEO)

89’-90’+1’ Gjyqtari Hamiti sinjalizohet për një prekje topi me dorë në zonë nga Dumfur dhe pasi sheh vetë pamjet me VAR, akordon penallti për miqtë. (VIDEO)

39’ GOOOL SKËNDERBEU! Pas një tjetër këndoreje të vendasve, është përsëri Franklin ai i cili çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

20’ GOOOL SKËNDERBEU! Pas një goditje nga këndi, topi mbetet në zonë ku Franklin gjuan me forcë për të mposhtur Sherrin. (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Gërço, Prençi, Rabiu, Dumfur, Nikaj, Vangjeli, Juri, Liço, Rashica, Frenklin | Trajner: Ivan Gvozdenoviç

EGNATIA: Sherri, Rama, Xhemajli, Malota, Ndreca, Dylis, Aleksi, Fernando, Zejnullai, Montenegro, Ibrahimoglu | Trajner: Edlir Tetova