FT Kukesi 2-2 Skenderbeu /Korçarëve iu ikën fitorja nga duart…

Në stadiumin “Arena e Demave” në kryeqytet, Kukësi dhe Skënderbeu barazuan 2-2. Sfida e javës së 14-të u spostua nga Kukësi në Tiranë për shkak të kushteve klimatike. Në pjesën e parë Korçaret bënë “ligjin” duke shënuar dy herë ndaj verilindorëve. Fillimisht me Frenklin në minutën e 12-të dhe më pas me Likën në minutën e 37-të. Por në të dytën verilindorët e Nicës u “ringjallën”, duke gjetur golin me Zhongon në minutën e 55’ e më pas me Da Motën në 81’, të dyja të ardhura si pasojë e këndoreve.

Momente tensioni u regjistruan në minutën e 38-të, në “Arenën e Demave” në kryeqytet, ku futbollisti i skuadrës korçare Lika, shënoi nje gol fantastik nga goditja e dënimit, ndersa shkoi të festonte me familjarët të pranishëm ne tribunë përballë….

Aty afër ishin dhe tifozët e Kukësit, të cilët e morën si provokim këtë festim të Likës, duke shpërthyer në të shara. U desh ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej dhe ndeshja vijoi normalisht. Për më tepër shiko pamjet:

KUKËSI 2-2 SKËNDERBEU

Zhongo 55′, Da Mota 81′ / Frenklin 13′, Lika 38′

81′ GOOOL KUKËSI 2-2/ Një krosim nga këndorja gjen Da Motën, me këtë të fundit që godet me kokë dhe e çon në rrjetë. (VIDEO)

55′ GOOOL KUKËSI 1-2/ Alia del i pasigurt në një këndore dhe Zhongo godet me kokë duke e çuar në rrjetë. (VIDEO)

38′ GOOOL SKËNDERBEU 0-2/ Lika provon me një gjuajtje nga distanca nga goditja e dënimit dhe ndëshkon për të dytën herë portierin Tafas. (VIDEO)

13′ GOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Frenklin del i vetëm përballë portierit dhe shënon. (VIDEO)

Mungesa e zjarrfikses vonon sfiden Kukësi – Skënderbeu, Delegati Besnik Cela nuk pranon te startoje ndeshjen.

FORMACIONET ZYRTARE

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Lala, Zhongo, Reçi, Mehmetllari, Fejzaj, Smajli, Beshiraj, Salami, Rashiti. Trajneri: Stavri Nica

SKËNDERBEU: Alia, Frashëri, Ramos, Prençi, Zenullari, Rumfur, Rabiu, Liço, Lika, Frenklin, Rashica Trajneri: Ivan Gvozdenoviç