65’ Kukësi 1- 2 Skenderbeu/ Korçarët tregojnë forcë e peshë fanelle në transfertë…

Skënderbeu eshte ne epersi ne tranferte ,teksa kryeson 1-2 Kukesit. Një sfidë që eshte një spektakël i vërtetë mes dy ekipeve. Korçaret duken sikur kane dale nga ngërci ,teksa shënojnë 5 gola në 2 javet e fundit. Momente tensioni u regjistruan në minutën e 38-të, në “Arenën e Demave” në kryeqytet, ku futbollisti i skuadrës korçare Lika, shënoi nje gol fantastik nga goditja e dënimit, ndersa shkoi të festonte me familjarët të pranishëm ne tribunë përballë….

Aty afër ishin dhe tifozët e Kukësit, të cilët e morën si provokim këtë festim të Likës, duke shpërthyer në të shara. U desh ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej dhe ndeshja vijoi normalisht. Për më tepër shiko pamjet:

55′ GOOOL KUKËSI 1-2/ Alia del i pasigurt në një këndore dhe Zhongo godet me kokë duke e çuar në rrjetë. (VIDEO)

38′ GOOOL SKËNDERBEU 0-2/ Lika provon me një gjuajtje nga distanca nga goditja e dënimit dhe ndëshkon për të dytën herë portierin Tafas. (VIDEO)

13′ GOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Frenklin del i vetëm përballë portierit dhe shënon. (VIDEO)

Mungesa e zjarrfikses vonon sfiden Kukësi – Skënderbeu, Delegati Besnik Cela nuk pranon te startoje ndeshjen.

FORMACIONET ZYRTARE

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Lala, Zhongo, Reçi, Mehmetllari, Fejzaj, Smajli, Beshiraj, Salami, Rashiti. Trajneri: Stavri Nica

SKËNDERBEU: Alia, Frashëri, Ramos, Prençi, Zenullari, Rumfur, Rabiu, Liço, Lika, Frenklin, Rashica Trajneri: Ivan Gvozdenoviç