Kolonjë/ Tentuan të kalojnë lumin me makinë, bllokohen në mes të ujit 3 persona…

Katë banorë kanë rrezikuar jetën e tyre ditën e sotme në ujrat e lumit të Prodan në Kolonjë, pasi tentuan kalojnë mes përmes ujit me automjetin e tyre për të dalë në anën tjetër të fshatit. Makina me të cilin udhëtonin ka mbetur në mes të lumit duke rrezikuar jetën e tyre, të cilëve u erdhën në ndihmë forcat zjarrfikëse.

Mungesa e një ure në këtë fshat ka bërë që banorët të zgjedhin mënyra alternative për të kaluar lumit duke kaluar mes përmes tij. Banorët e kanë ngritur disa herë zërin për të riparuar urën lidhëse midis dy fshatrave. Përmbytjet gjatë vjeshtës dhe dimrit që rrezikojnë fshatin Prodan në Kolonjë, i cili është i ndërtuar buzë lumit.

Njoftimi: 

Kolonje/ Tre banorë të fshatit Prodan kane rrezikuar të mbyten në ujërat e përroit Prodan – Gjonç.

Te tre personat po udhetonin me nje mjet fuoristrade me te cilin kane tentuar te kalojne ne ujin e rrembyer te lumit. Per shkak te rrjedhes se forte dhe prurjeve te shumta te lumit,mjeti ka mbetur ne mes te lumit. Banorët e fshatit kanë lajmëruar shërbimin zjarrfikës te bashkise te cilet që kane ndihmuar banoret e bllokuar ne mjetin e tyre,te dalin nga lumi.

https://youtube.com/shorts/_K3ABjO0mTY?si=F8bgHsc_bBdSZaSR