E përplasi makina/ Ndodh tragjedi në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën fëmija…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në aksin rrugor Korçë–Ersekë, pranë fshatit Kamenicë, ku një fëmijë ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor.

Sipas të dhënave paraprake, i mituri është përplasur nga një automjet teksa ndodhej në rrugë. Pavarësisht përpjekjeve për t’i ardhur në ndihmë, plagët e marra rezultuan fatale.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në momentin e aksidentit fëmija ishte në shoqërinë e nënës së tij.

Menjëherë pas sinjalizimit, në zonë kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë nisur veprimet hetimore për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet e plota që çuan në këtë tragjedi.

Rrethanat e plota të aksidentit janë duke u hetuar nga policia.