35-vjetori i PS/ Rama: “Synimi ynë madhor, Shqipëria në BE, në majën e Europës

IRANË, 12 Qershor 2026 – Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 35-vjetorin e themelimit me një aktivitet në Sheshin “Italia” në Tiranë. Me këtë rast, kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë anëtarët e partisë, duke e cilësuar këtë përvjetor si një moment reflektimi mbi rrugëtimin politik të forcës që drejton.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se misioni historik i Partisë Socialiste mbetet integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“MIRËMËNGJES dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama