Ishin nisur nga Maqedonia për festën e Pavarësisë/ Autobusi me nxënës përplaset në Librazhd

Një autobuz me targa të Gostivarit i cili transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për të marrë pjesë në Festat Kombëtare të 28 & 29 Nëntorit në Vlorë e Tiranë, është përfshirë në një aksident pak kilometra në dalje të qytetit të Librazhdit. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se një makinë është përplasur me autobuzin në vendin e quajtur

“Kthesat e Murrashit”.

Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, ndërsa dyshohet se moti me reshje të dendura dhe mjegull mund të ketë qenë një ndër shkaqet që ka favorizuar aksidentin.