‘Një komb, një flamur’, Dua Lipa uron 28 Nëntorin….

Dua Lipa, këngëtarja me famë ndërkombëtare nuk e ka fshehur kurrë se sa krenare ndihet që është shqiptare. Sot, kur shënohen 111 vite nga shpallja e Pavarësisë, Lipa ka uruar gjithë shqiptarët duke shpërndarë një postim të babait të saj, Dukagjin. Ky i fundit ka postuar flamurin shqiptar dhe shkruan: “Një komb, një flamur. Urime Festa!”.

Ndërsa, Dua ka shkruar: “Urime Festa e Pavarësisë”.