Pasi e nisi verën me supe remix-in e këngës ikonë “Të Dua” me G Banin e më pas i vuri “Flakën” me projektin e saj të radhës, Anxhela Peristeri nuk ka ndërmend të ndalet dhe duket se do të jetë një nga artistet më dominuese të këtij sezoni. Këtë herë ajo ka publikuar një tjetër projekt, ose më mirë të themi një tjetër “bombë”, një këngë krejtësisht për verën,
ndërsa e ka sjellë për publikun në bashkëpunim me Fatjon Dalipin, që i jep refrenit pikërisht atë që duhet.
Nga ana tjetër, Anxhela sjell gjithë freskinë, por edhe sensualitetin që i duhet kësaj vere, ndërsa është kujdesur jo vetëm për tekstin, por edhe për stilimin në videoklip, një tjetër nga talentet e saj që nuk i dinim.
Kënga është pritur mirë nga publiku deri më tani, edhe pse ka fare pak që është publikuar dhe pritet të kthehet në hit, ndërkohë që Peristeri ka premtuar se do të vazhdojë me bashkëpunimet këtë verë, madje do të kemi edhe surpriza!
