Burri në proces divorci ka vrarë gruan dhe e ka hedhur në gropën e ujërave të zeza në Zemblak të Korçës. Autori i dyshuar Gjergji Mullalli është në arrati. Sakaq policia është vënë në ndjekje të autorit te krimit makabër. Trupi i gruas është çuar në morg për t’u ekzaminuar dhe kuptuar se çfarë mjeti është përdorur për vrasjen.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.
Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.