Elvana Gjata mbrëmje spektakolare në Tiranë,mijëra fansa në koncert (Video)

Këngëtarja Elvana Gjata “i vuri flakën” mbrëmjen e kaluar stadiumit “Air Albania”, ku mbajti koncertin e saj të parë recital. Mijëra fansa që mbushën stadiumin ndoqën për katër orë “Dekadën”, ndërsa kënduan njëzëri të gjitha këngët e artistes.

Elvana shkriu në skenën gjigante, të ndërtuar në stadium me efekte dhe grafika të veçanta, karrierën e saj 20-vjeçare. Gjatë dy dekadave në tregun muzikor shqiptar, artistja ka marrë dashamirësinë e mijëra njerëzve që i dëgjojnë dhe këndojnë këngët e saj. Dhe mbrëmja e kaluar ishte një dëshmi e suksesit për të

Krahas performancave të shoqëruara dhe nga trupa e baletit, Elvana Gjatës në skenë iu bashkuan disa nga bashkëpunëtorët e saj. Publiku mirëpriti Mc Kreshën, Ledri Vulën, Capital T, Noizyn, Bardhin, Ylli Limanin, Dhurata Dorën. Një moment emocionues ishte ai kur Elvana performoi krah motrës së saj, sopranos Migena Gjata.

Nuk munguan as të papriturat, kur një djalë i dashuruar nxori nga xhepi unazën dhe i propozoi për martesë të dashurës së tij, e cila padyshim nuk e kishte imagjinuar se këtë çast do ta ndante para mijëra djemve dhe vajzave në stadium.

https://twitter.com/korcablog1/status/1672229473133969408?s=46