Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Qafë Thanë, plagosen 6 persona, mes tyre dy fëmijë

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Piskupat, ku dy automjete tip Toyota janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur 6 persona, mes tyre edhe dy fëmijë.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë, e cila mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të automjeteve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.