Korça po përjeton një tkurrje të vazhdueshme demografike, me një progresion zbritës që ngre shqetësime serioze për të ardhmen e qytetit. Sipas Censit të fundit të vitit 2023, Korça rezultonte me rreth 60 mijë banorë. (Rreth 16 mije me pak nga censi 2021). Një shifër që dëshmon rënien e ndjeshme të popullsisë gjatë viteve të fundit, ulje mesatare 1333 banore në vit.
Por ajo që e bën edhe më shqetësuese situatën është vazhdimësia e mundshme e këtij trendi…
Nëse ritmi mesatar i rënies prej rreth 1,333 banorësh në vit ka vijuar edhe pas censit të fundit, atëherë në vetëm tre vite, deri në vitin 2026, Bashkia Korçe mund të ketë humbur edhe rreth 4 mijë banorë të tjerë!
Kjo do të thotë se popullsia mund të ketë zbritur në rreth 56 mijë banorë.(Korça + 7 njesi administrative se bashku)
Një alarm për të ardhmen e qytetit
Humbja e popullsisë nuk është thjesht një statistikë. Ajo nënkupton më pak nxënës në shkolla, më pak konsumatorë për bizneset, më pak fuqi punëtore dhe një plakje të vazhdueshme të shoqërisë.
Korça rrezikon të përballet me pasoja afatgjata në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor, nëse nuk ndërmerren politika konkrete për të ndaluar këtë trend.
Pyetja që shtrohet sot është: Çfarë po bëhet për ta mbajtur rininë në Korçë dhe për t’u dhënë familjeve arsye që të ndërtojnë të ardhmen në qytetin e tyre?
Korça nuk ka nevojë vetëm për investime në infrastrukturë, por mbi të gjitha për mundësi punësimi, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për brezat e rinj. Sepse një qytet pa njerëz, sado i bukur të jetë, rrezikon të humbasë të ardhmen e tij.

