Ndërsa Shqipëria zien nga protestat, tensionet politike dhe debatet pa fund, Korça ka vendosur të mos e prishë qetësinë. Qyteti juglindor po përgatitet me entuziazëm për Festivalin e Dritave, sepse, siç duket, kur vendi nuk gjen dot dritë në fund të tunelit, Korça vendos ta ndezë vetë!
Në Tiranë protestohet, në qytete të tjera diskutohet, ndërsa në Korçë bëhen prova për ndriçimin festiv. Njëri kërkon përgjegjësi, tjetri kërkon zgjidhje, kurse korçarët kërkojnë vetëm që të mos digjet ndonjë siguresë para inaugurimit.
Ndërkohë, qytetarët presin spektaklin, fotografitë për rrjetet sociale dhe atmosferën festive.
Se hallet nuk ikin me drita, por të paktën në fotografi duken pak më bukur.
Në fund të fundit, Shqipëria mund të jetë në protestë, por Korça me Sotiraq Filon dhe Peleshin ne parlament ka zgjedhur makiazhin me turistet dhe vizitoret e shumte …
