Dy ditë pas rrëzimit nga shkallët, avokati Vishaj futet në intubim…

Avokati i njohur Saimir Vishaj ndodhet në gjendje kritike shëndetësore dhe po lufton për jetën në repartin e reanimacionit pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, dy ditë më parë Vishaj është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët, duke pësuar një incident të rëndë. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm gjatë ditës së sotme, çka ka bërë që mjekët të ndërhyjnë menjëherë dhe ta vendosin në intubim.

Ekipi mjekësor po vijon monitorimin intensiv të pacientit, ndërsa po punohet për stabilizimin e parametrave të tij shëndetësorë.

Kjo situatë vjen vetëm pak muaj pasi avokati Vishaj bëri të ditur publikisht se kishte arritur të mposhtte një sëmundje të rëndë, e cila më herët i kishte rrezikuar jetën.

Tashmë, ai po përballet me një tjetër sfidë serioze shëndetësore, ndërsa priten informacione të mëtejshme mbi ecurinë e gjendjes së tij.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.