Edhe në dasma e në raste mortore mblidhemi dhe bëhemi bashkë, madje edhe me njerëz me të cilët prej vitesh nuk flasim, që nuk shikojmë dot me sy apo që nuk do të donim t’i kishim as në të njëjtin planet. Atëherë, përse të mos bashkohemi për një qëllim madhor: varrimin politik të Ramës?”
Kështu u shpreh aktivistja e protestës në Tiranë, Eva Pango, e cila, ndërsa komentoi paqartësitë dhe përplasjet rreth protestës së së shtunës, theksoi se rrëzimi i qeverisë kërkon bashkëpunimin e të gjithë faktorëve opozitarë dhe qytetarëve që kanë të njëjtin qëllim.
Pango nënvizoi se kërkesat për qeveri teknike dhe mocion mosbesimi nuk mund të realizohen vetëm përmes mikrofonëve të protestës, pasi kërkojnë edhe angazhimin e grupit parlamentar dhe bashkërendimin e veprimeve politike.
Sipas saj, duhet vendosur qartë nëse synimi është bashkëpunimi me të gjithë ata që kërkojnë largimin e Edi Ramës, apo nëse partitë politike duhet të qëndrojnë jashtë protestave dhe të vijojnë vetëm aktivistët që mbajnë mikrofonin. “Por ky është një regjim, një sistem. Për ta ndryshuar duhet kontributi i të gjithëve”, theksoi ajo.
Aktivistja kujtoi gjithashtu se ka qenë e pranishme në protestë deri në momentin kur u plagos, duke kritikuar, nga ana tjetër, mungesën e një kauze të qartë politike në disa prej qëndrimeve të studentëve.
“Cila është kauza e studentëve? Ajo nuk është një kauzë politike. Dikush duhet t’u thotë studentëve se me këtë sistem zgjedhor nuk kanë ku të futen” ndersa duhet te bejne bashkepunim edhe me faltoret e tjere opozitare dhe jo te kene p*rdhe te madhe u shpreh Pango.
Ajo theksoi se Shqipëria është një ish-vend komunist, ku ende nuk janë hapur dosjet, dhe se përvoja shqiptare përbën një rast të veçantë studimor, ndaj nuk mund të merren mekanikisht si shembull zhvillimet në Serbi.
Pango kërkoi gjithashtu angazhim ndërkombëtar dhe përfshirjen e ambasadave në diskutimet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, duke ngritur pikëpyetje mbi besueshmërinë e institucioneve dhe proceseve zgjedhore në Shqipëri.
“Kujt institucioni duhet t’i drejtohen shqiptarët? Cilat zgjedhje? Këtu zgjedhjet shiten dhe blihen, ndërkohë që ka pafund kallëzime në SPAK”, u shpreh ajo.
Në vijim, aktivistja ngriti edhe çështjen e reagimit institucional pas plagosjes së saj në kulmin e dhunës gjatë protestës, duke pyetur nëse Avokati i Popullit ka mbajtur ndonjë deklaratë apo ka hartuar një raport lidhur me rastin.
Në përfundim, Eva Pango u bëri thirrje institucioneve që të kryejnë detyrat për të cilat paguhen me taksat e qytetarëve dhe protestuesve që të mos heqin dorë nga kërkesat e tyre.
“Institucionet duhet të bëjnë punën e tyre. Mos hiqni dorë”, ishte mesazhi i saj.
