Moti i paqëndrueshëm në vend, reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona

Vendi ynë do të përfshihet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, ku moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me reshje shiu në disa zona të territorit.

Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet pritet të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në jug ato do të paraqiten me intensitet deri mesatar. Në disa momente nuk do të mungojnë as shtrëngatat afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të pasdites, moti pritet të pësojë përmirësime graduale, me intervale kthjellimesh në disa zona të vendit.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe kryesisht në lugina, era pritet të fitojë intensitet, duke arritur shpejtësi deri në 15 m/s.

Ndërkohë, në zonat detare parashikohet valëzim i forcës 2-3 ballë.

Kushtet atmosferike pritet të mbeten të paqëndrueshme gjatë pjesës më të madhe të ditës, ndaj këshillohet kujdes i shtuar, veçanërisht në zonat ku parashikohen shtrëngata dhe erëra më të forta.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.