Ish-ministri dhe avokati Ylli Manjani ka reaguar lidhur me debatet e krijuara pas komenteve të tij për protestat e zhvilluara para Kryeministrisë. Manjani pretendoi se deklaratat e tij janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe janë përdorur për të nxitur reagime negative ndaj tij.
Ai akuzoi një strukturë që, sipas tij, lidhet me ish-kryebashkiakun Erion Veliaj, për shpërndarjen e mesazheve të tilla, megjithëse pranoi se nuk disponon prova që e lidhin drejtpërdrejt Veliajn me këtë veprim.
“Për shkak të këtij konstatimi që bëra në rrjetet sociale mora personalisht një lumë sharjesh. Vetëm sepse thashë me zë të lartë se protesta është politike, sepse është politike. Nuk është turp të jetë politike.
Për këtë arsye mora sharje me libër shpie dhe kundër këtyre sharësve, jo protestuesve, unë nuk kam sharë protestuesit, u jam përgjigjur personalisht, shqiptarisht, burrnisht sy për sy sharësve të cilët e kanë bërë huq këtë punë që çdo kënd që ka një mendim dhe e thotë publiksht u përgjigjen me sharje unë dhe familja ime nuk e meritojmë këtë gjë.
Protestuesit nëse kanë ndonjë problem me robtë e shtëpisë së Edi Ramës le të vazhdojnë me Ed Ramën po unë nuk u kam ndonjë borxh, nuk jam kryeministri, nuk jam në politikë.
Pas këtij reagimi organizatorët e njohur, janë të njohur në Tiranë i ka krijuar Erion Veliaj, është struktura e Erion Velisë, nuk e di nëse është Veliaj pas kësaj gjëje nuk kam prova ta them këtë gjë po është ajo strukturë e cila shkëput nga konteksti thënie të mia publike për të nxitur urrejtje te turma.
Këtë e konsideroj krim e përsëri dhe njëherë nëse këtyre emocioneve të protestuesve iu shërbejnë robtë e shtëpisë sime për të zgjidh hallet e tyre le të vazhdojnë mua aq më bën, por nuk është e ndershme, nuk është e drejtë, nuk është e rregullt”, tha Manjani.
