Makina poshtë gomave të autobuzit/ Çfarë ndodhi në aksidentin “horror” në Tiranë

Detaje të reja lanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin e ndodhur në Tiranë, ku një autobus mori përpara edhe një automjet tip mercedes benz dhe përfunduan me rrota përpjetë në lumë. Mjeti Mercedes Benz përfundoi poshtë rrotave të Autobusit “Go Green”. Kjo bëri që nga aksidenti në fjalë të mbeten të plagosur 5 persona të cilët janë dërguar në spital. Mes tyre shoferi i autobusit Ergys Hysi si dhe 2 pasagjerë. Nga sa mësohet ata nuk kanë pësuar dëmtime të rënda por janë traumatizuar si pasojë e ngjarjes së rëndë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Njoftimi i Policisë:

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, se në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka rënë në Lumin Lana, bëjmë me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit)”, thuhet në njoftimin e Policisë.