Mino Raiola, agjenti që përfaqësonte disa nga lojtarët më të famshëm të futbollit, ka vdekur në moshën 54-vjeçare. Këtë herë konfirmimi vjen nga familja e Raiolës, të cilët bëjnë të ditur se Mino ndërroi jetë për shkak të sëmundjes së rëndë, të cilën e luftonte prej disa vitesh. Mino luftoi deri në fund me të njëjtën forcë që vendosi në tavolinat e negociatave për të mbrojtur lojtarët tanë”, thuhet në njoftimin e familjes Raiola.
Raiola kishte nën menaxhim disa prej futbollistëve të njohur si sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland, mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba dhe sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic. Raiola ishte gjithashtu president i Forumit të Futbollit, një organizatë e krijuar për të përfaqësuar interesat e agjentëve kryesorë dhe lojtarëve të tyre.
