Shqiptari fsheh “të bardhën” në arush pellushi/ Qentë anti-dr*gë kapin mat 32-vjeçarin dhe…

Një emigrant shqiptar është arrestuara në Heraklio të Kretës, pasi u kap me kokainë ndersa u pikas nga qentë anti-drogë në port, të cilët nuhatën lëndën narkotike. Sipas medieve lokale, policia ka sekuestruar në shtëpinë e 32-vjeçarit shqiptar 38 qese me kokainë, me peshë totale rreth 17 gram.Sasia e kokainës ishte fshehur në një arush pelushi, dhe në kuti pilulash. Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu edhe dy celularë, 685 euro dhe një makinë, të cilat sipas autoriteteve përdoreshin për trafik droge. Por me sa duket plani i shqiptarit ka rezultuar i pasuskesshëm dhe 32-vjeçari do të ndiqet penalisht për veprën penale shitje te lëndëve narkotike.